Lajme
Inteligjenca gjermane thotë se një njësit rus kreu sulme kibernetike ndaj NATO-s dhe BE-së
Agjencia e inteligjencës së brendshme të Gjermanisë ka paralajmëruar kundër një grupi që i përket inteligjencës ushtarake ruse (GRU), i njohur si njësiti 29155, duke thënë se ka kryer sulme kibernetike kundër shteteve anëtare të NATO-s dhe Bashkimit Evropian.
Në një postim në platformën sociale X – të njohur më parë si Twitter – agjencia gjermane ka thënë se ka lëshuar paralajmërimin bashkë me Byronë Federale të Hetimeve (FBI) të Shteteve të Bashkuara, agjencinë amerikane për siguri kibernetike CISA dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë.
Paralajmërimi vjen në kohën e rritjes së shqetësimeve në Evropë për mundësitë e shtrirjes së hakerëve dhe spiunëve rusë, prej nisjes së luftës së Moskës në Ukrainë, më 2022.
Më herët gjatë vitit, Berlini e ka akuzuar Rusinë për kryerje të disa sulmeve kibernetike kundër Social-Demokratëve në pushtet, si dhe ndaj disa kompanive të tjera që merren me logjistikë, mbrojtje, hapësirë ajrore dhe sektorë të teknologjisë informative.
Në paralajmërimin e lëshuar të hënën, agjencia gjermane ka thënë se grupi rus, i njohur si “Ariu i prushit”, ka kryer aktivitete me qëllim të spiunimit dhe sabotazhit, me qëllim të vjedhjes së të dhënave të publikuara.
Njësiti i agjencisë ruse, GRU, është i njohur për përfshirjen e dyshimtë në helmim të ish-agjentit të dyfishtë rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij, Yulia, në Britani, më 2018, sipas agjencisë gjermane.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











