Shkurt.ch
Përfundimtare: 75.4% kundër “Iniciativës Familjare”
Sipas rezultateve ende jo përfundimtare, vetëm rreth 24% të votuesve janë shprehur pro "Iniciativës Familjare"
Të dhënat përfundimtare e bëjnë një “korrigjim” të vogël të rezultatit por pa e ndryshuar trendin. 75.4% është përqindja që ka dalë nga numërimi i të gjitha votave për iniciativën familjare.
Në të gjitha kantonet iniciativa ka dështuar ndërsa më së keqi ka kaluar në kantonin Glarus, me 83% kundër. Pak më mirë është ndarë CVP-ja (bartësja e iniciativës në kantonin Jura, ku në favor të saj kanë votuar 42.8% të votuesve.
———
Rezultatet nga kantonet ku janë numëruar votat ose ku ky numërim është në perfundim e sipër tregojnë humbje të rëndë të Iniciativës Familjare. Kështu, në Kantonin Lucern kundër saj kanë votuar 73%, ndërsa në kantonet: Cyrih, Aargauu, Schaffhausen, Neuchatel e Graubünden në mes 78% e 80%.
—–
Të gjitha shenjat janë se Iniciativa familjare e sponsoruar nga CVP/PDC nuk do të votohet nga shumica e atyre që kanë dhënë sot votën në referendumin e zhvilluar në nivel të Zvicrës.
Ndonëse kishte parashikime që i jepnin gjasa të mira, një sondazhi i fundit i realizuar pak ditë para votimin (nga gps Bern) kishte treguar se vetëm 40 % të zviceranëve ishin pro iniciativës, 50% kundër dhe 10% të pavendosur.
Raportet që vijnë nga terreni tregojnë për një trend edhe më të keq sa i përket pranimit të iniciativës. Disa komuna kanë votuar me shumicë të madhe kundër saj ndërsa në Kantonin Aargau, sipas të gjitha gjasave, iniciativa ka pësuar humbje të thellë.
Ndërsa iniciativa “Energji në vend të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar” është hedhur në votim nga partia GLP (Të Gjelbrit Liberalë) dhe është iniciativa e parë e ke¨saj partie deri tash.
Kjo iniciativë kërkon që të hiqet tatimi mbi vlerën e shtuar nga të gjitha mallrat dhe në këmbim me këtë, të vihen taksa mbi naftën, gazin, thëngjillin dhe uranin. Sipas iniciuesve, për kalimin në shfrytëzimin e energjisë së ripërtërishme dhe ekologjike nevojitet një reformë tatimore ekologjike. Të gjitha sondazhet e bëra lidhur me këtë iniciativë parashikojnë humbje të thellë të saj.
Pozicionimi: Iniciativa Familjare e CVP-së kërkon zbritje shtesë për familjet me fëmijë. Për këtë arsye kërkohet që shtesat për fëmijë dhe arsim në të ardhmen të lirohen nga tatimi në të ardhura.
Përkrahësit e iniciativës: CVP, SVP, EDU, EVP
Kundërshtarët: FDP, SP, Të Gjelbrit, BDP, GLP, shumë degë të partive kantonale të SVP-së, VPOD, drejtorët e Konferencës Kantonale të Financave
E-Diaspora
-
Mërgimtari përfshihet në aksidentin tragjik në Shtime–Lipjan, një person humb jetën Aksident i rëndë në Shtime–Lipjan: një i vdekur, lëndohet mërgimtari që po... -
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i falsifikimit të dokumenteve, shtatë persona përballen me drejtësinë -
Bëhu pjesë e rrjetit profesional shqiptar në Zvicër -
Pritjet vazhdojnë në dalje të Kosovës, kolona deri në 1 orë në disa pika kufitare -
Gjermani
Të gjitha 10-ta dhe medalje ari: Frenki Qafoku realizon ëndrrën për të studiuar inxhinieri në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas Vetëm tre nga 30 lokalet e kontrolluara në Vjenë ofrojnë ujë rubineti falas, ndërsa 23 prej... -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave














