Kosova
Dy pika kufitare me Serbinë vijojnë të jenë të mbyllura
Gërvalla: Policia e Vuçiçit po mbështet këtë përshkallëzim racist
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se dy pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, Merdari dhe Bërnjaku, vazhdojnë të jenë të mbyllura.
Ndërsa, pika kufitare në Jarinje vazhdon të jetë e bllokuar për qytetarët me dokumente të Republikës së Kosovës.
Së pari u mbyll pika kufitare në Bërnjak, ku ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, njoftoi se grupe ekstremistësh të maskuar në prani të policisë së Serbisë, brenda territorit të Serbisë, kanë ndaluar veturat dhe legjitimuar udhëtarët.
Një familje kosovare që po udhëtonte për në Gjermani tregoi se është kthyer prapa me forcë.
“Pas veprimeve të njëjta të ekstremistëve të maskuar serbë brenda territorit të Serbisë, që po ndalojnë në mënyrë selektive e me qasje fashiste ndaj qytetarëve që duan të kalojnë tranzit përmes Serbisë dhe gjithë kjo para syve të autoriteteve të Serbisë, mbyllet edhe pika kufitare në Merdar. Në mbrojtje të jetës dhe për sigurinë e të gjithë qytetarëve tanë, edhe kjo pikë si ajo në Bërnjak, do të jetë e mbyllur deri në ndalim të veprimeve të tilla selektive, fashiste e normalizim të plotë të situatës”, ka shkruar mbrëmë ministri Sveçla.
Kryetari i së ashtuquajturit Asociacion i qytetarëve të Qarkut të Mitrovicës për Kosovë, Rasha Rojeviq, ka njoftuar se bllokada do të organizohet nga shoqatat vendase të qytetarëve nga Kosova.
“Bllokada do të fillojë në orën 18:00 të 6 shtatorit dhe do të zgjasë derisa të tërhiqen forcat policore të Kosovës nga veriu i Kosovës. Gjithashtu kërkojmë që KFOR-i të marrë kontrollin e veriut të Kosovës”, kishte thënë ai.
Sipas tij, bllokadat do të zgjasin derisa të plotësohen kërkesat e qytetarëve.
Të mërkurën, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës (MPJD) u bëri thirrje shtetasve të Kosovës dhe mërgatës kosovare t’i shmangin pikëkalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë gjatë udhëtimeve të tyre transit.
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka reaguar sërish për ndalimin e familjeve shqiptare brenda territorit të Serbisë.
Në një adresim në platformën X ajo ka ftuar Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës të reagojnë për ndaluar përshkallëzimin e rrezikshëm të Vuçiqit.
“Në pikën kufitare midis Kosovës dhe Serbisë në Bërnjak, grupe serbësh të maskuar po ndalojnë makinat me targa gjermane dhe nuk lejojnë kalimin e shqiptarëve. Policia e Vuçiqit po mbështet këtë përshkallëzim racist, duke parë dhe mos vepruar”,ka shkruar Gërvalla.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë











