Shkurt.ch
Edward Snowden kërkon azil në Zvicër
Ai shfaqi shpresën se Zvicra si një shtet politikisht neutral mund t'ia pranojë azilin, ndërsa ka vlerësuar diversitetin e saj multikulturor dhe nivelin e të drejtave të njeriut
Ish-agjenti amerikan i zbulimit, Edward Snowden, bëri thirrje publike te autoritetet zvicerane për t’i dhënë azil, ngase dëshiron të kthehet në shtetin ku dikur jetonte si një agjent i fshehtë i CIA-s.
“Unë do të doja të jetoj përsëri në Zvicër, disa nga kujtimet e mia më të mira janë të lidhura me Gjenevën. Ky është një vend i mrekullueshëm”, tha Snowden nëpërmjet një video lidhje nga Moska, në një adresim në Festivalin e Flimit në Gjenevë, që pasoi me shfaqjen e filmit “Sitizenfor”, kushtuar Snowdenit.
Ai shfaqi shpresën se Zvicra si një shtet politikisht neutral mund t’ia pranojë azilin, ndërsa ka vlerësuar diversitetin e saj multikulturor dhe nivelin e të drejtave të njeriut.
Snowden tha se në 21 vende ka kërkuar azil, pasi SHBA-ja i ka pezulluar pasaportën e tij dhe pasi hoqi dorë të lëvizte në Ekuador.
Snowden aktualisht është në Rusi, ku ka fituar azilin pas publikimit të dëshmive sekrete të Shërbimit amerikan të Sigurisë Kombëtare, ku ai ishte i punësuar për të spiunar qytetarët në vende të ndryshme të botës.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Rame Lahaj gati për nisjen e “PASSION & ORIGIN” më 10 tetor Tenori kosovar me famë ndërkombëtare, Rame Lahaj, është në ditët e fundit të përgatitjeve para koncertit... -
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë»
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027












