Shkurt.ch
Zvicra do të pranojë edhe 3000 refugjatë nga Siria
Ata do të vijnë gjatë tri viteve ndërsa maksimalisht 1000 persona do të vijnë gjatë këtij viti
Zvicra, gjatë tri viteve të ardhshme do të pranojë për strehim edhe 3000 refugjatë të tjerë lufte nga Siria. Një numër refugjatësh që maksimalisht mund të jetë 1000, do të vijë në Zvicër gjatë këtij viti, ka vendosur Këshilli Federal sot.
Krahas strehimit në Zvicër, për ndihmë në terren shteti zviceran do ta rrisë shumën e ndihmave në 50 milionë franga. Me këto mjete Zvicra do të vazhdojë të realizojë projektet e veta në Siri, në fusha të ndryshme si për shembull në atë të arsimit.
Qeveria e Zvicrës ka marrë këtë vendim si reagim ndaj pasojave shkatërruese të konfliktit në Siri. Llogaritet se janë rreth 16 milionë sirianë që kanë nevojë për t`u ndihmuar.
Që nga shpërthimi i luftës civile në vitin 2011, Këshilli Federal ka miratuar gjithsej 128 milionë franga për ndihma në terren. Për vitin 2015 ishin planifikuar 30 milionë franga ndërsa qeveria, si masë të menjëhershme do ta shtojë këtë shumë edhe për 20 milionë franga të tjera, thuhet në një komunikatë të qeverisë. Gjysma e shumës do të përdoret për popullatën e rekur në Siri dhe gjysma tjetër për ndihmë në vendet fqinje.
Sirianët, pas shtetasve të Eritresë përbëjnë numrin më të madh të refugjatëve në Zvicër. Në muajin janar ndodheshin rreth 7000 shtetas nga Siria në procesin e azilit, ndërsa mbi gjysma e tyre kanë marrë statusin e pranimit të përkohshëm (F).
Në vjeshtë të këtij viti, Qeveria do ta rivlerësojë situatën në konfliktin e Sirisë.
Organizata zvicerane për ndihmë Refugjatëve “Flüchtlingshilfe” pati kritikuar qeverinë e vendit për pranim të pakët të refugjatëve nga Siria. Ajo kishte kërkuar pranimin e 5000 vetave. Me hapin më të ri të Këshillit Federal edhe kjo organizatë shprehet megjithatë e kënaqur dhe e vlerëson atë si një sinjal të mirë që jep Zvicra përballë shteteve të Evropës.
Edhe ky vendim nuk ka kaluar pa kundërshtime. Ndërkohë që shumica e partive, para së gjithash ajo socialdemokrate e dhe partia e Gjelbër e kanë përshëndetur, SVP/UDC ka drejtuar kritika të ashpra në adresë të qeverisë. Vendim arbitrar dhe i dëmshëm edhe nga ana financiare për Zvicrën, ka vlerësuar në emrin e SVP, deputeti Hans Fehr. Sipas tij Zvicra edhe pa këtë rritje ndihme dhe kuote të pranimit, ka bërë më shumë se vendet tjera për refugjatët nga Siria.
Partia në fjalë do ta kundërshtojë një vendim të tillë.
E-Diaspora
-
Mërgimtari përfshihet në aksidentin tragjik në Shtime–Lipjan, një person humb jetën Aksident i rëndë në Shtime–Lipjan: një i vdekur, lëndohet mërgimtari që po... -
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i falsifikimit të dokumenteve, shtatë persona përballen me drejtësinë -
Bëhu pjesë e rrjetit profesional shqiptar në Zvicër -
Pritjet vazhdojnë në dalje të Kosovës, kolona deri në 1 orë në disa pika kufitare -
Gjermani
Të gjitha 10-ta dhe medalje ari: Frenki Qafoku realizon ëndrrën për të studiuar inxhinieri në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas Vetëm tre nga 30 lokalet e kontrolluara në Vjenë ofrojnë ujë rubineti falas, ndërsa 23 prej... -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave













