Kosova
75 pacientë në Gjermani kanë vdekur gjatë vitit 2023 si pasojë e gabimeve të mjekëve
Mijëra raste të gabimeve mjekësore në Gjermani - dhjetëra të vdekur
Por dyshohet se numri i paraportuar i pacientëve të vdekur dhe të keqmjekuar është shumë më i madh, thuhet në raportin e fundit të Shërbimit mjekësor të kompanive të sigurimeve shëndetësore. Gjatë vitit 2023 janë raportuar si të dyshimta dhe janë hetuar gjithsej 12.438 ankesa të pacientëve, të cilët dyshonin për gabime të mundshme në trajtim. Në shumicën e rasteve (71.1 për qind), ekspertët nuk kanë vërtetuar ndonjë shkelje nga ana e personelit mjekësor. Por, në rreth 25% të rasteve ekspertët kanë vërtetuar gabimet e personelit mjekësor dhe është konstatuar se janë bërë dëme të pacientëve. Në plot 2.679 raste këto gabime kanë shkaktuar edhe dëme serioze të pacientëve, por që nuk kanë përfunduar me fatalitet. Ndërsa në 75 raste pacientët kanë vdekur, thuhet në të dhënat zyrtare.
Rastet më të rënda janë me siguri ato që nuk guxojnë të ndodhin kurrë, e kur përzihen pjesët e trupit të pacientëve, kur jepet mjekimi i gabuar ose kur lihen pa qëllim objekte në trupin e pacientit pas operacionit. Ekspertët kanë regjistruar rreth 150 raste të këtilla. Këto janë ngjarje që nuk do të duhej të ndodhin kurrë, thonë ekspertët, por siç shihet, ndodhin. Ndërsa numri i rasteve të paraportuara si në trajtim, ashtu edhe në mjekim mendohet se është shumë më i lartë, thonë ekspertët. Ata supozojnë madje se mund të ketë rreth 17.000 vdekje të lidhura me gabimet që mund të shmangen në spitale çdo vit.
Nëse keni ndjenjën se është bërë ndonjë gabim në trajtimin tuaj, ju me siguri mund ta raportoni në internet në një portal të posaçem, apo mund të kontaktoni kompaninë tuaj të sigurimit dhe ta raportoni rastin. Ndërsa ata më pas e kontaktojnë shërbimin mjekësor për të sqaruar rastin.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve













