Kosova
Vizita e shefit të CIA-s në Kosovë, krejt çka dihet nga takimet e tij në Presidencë dhe AKI
Drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës Amerikan, William Burns, ka nisur një vizitë disaditore në disa prej vendeve të Ballkanit, përfshirë edhe Kosovën. Agjencia e Inteligjencës Amerikane nuk ka dhënë hollësi për arsyet e kësaj vizite, fillimisht në Bosnjë e Hercegovinë, në Serbi dhe Kosovë. Por, sipas anëtarëce të Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Inteligjencës në Kosovë, thonë se vizita e tillë është shumë e rëndësishme për paqen dhe stabilitetin në rajon. Ndërsa, analistët vlerësojnë se kjo vizitë është mesazh i qartë për Serbinë se nuk do të tolerohet përsëritja e sulmit në Basnjskë, ndërsa për Kosovën që të mos hapet Ura e Ibrit pa koordinim, e cila mund të nxiste tensione.
Drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës Amerikane, William Burns, në një vizitë të paparalajmëruar ka qëndruar gjatë ditës në Kosovë, ku është takuar me presidenten Vjosa Osmani. Takimi Burns-Osmani në prani edhe të shefit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti, zgjati rreth një minutë dhe presidenca nuk ka njoftuar ende për temat që janë diskutuar në tryezë. Vizita e shefit të CIA-s në Presidencë u zhvillua nën masa të larta të sigurisë në dhe për rreth objektit të Kuvendit, por u bllokuan edhe disa rrugë të kryeqytetit nga Policia e Kosovës.
Drejtori i CIA-s, Wiliams Burns, pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, ka shkuar në Agjencinë Kosovare të Inteligjencës.
Burns, i cili arriti në mesditë në aeroportin e Prishtinës me aeroplan ushtarak, jozyrtarisht mësohet se do të qëndrojë edhe të premten në Kosovë.
Nga Agjencia e Inteligjencës Amerikane kanë thënë se nuk e komentojnë arsyen dhe orarin e udhëtimit të drejtorit të tyre.
Anëtari i Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, Vendenis Lahu, e quan të rëndësishme vizitën e shefit të CIA-s amerikane.
“Mendoj se vizita e drejtorit të CIA-së në Ballkan është shumë e rëndësishme sidomos për kohën në të cilën po bëhet në një kohë kur Ballkani ka qenë i trazuar dhe situata e sigurisë në përgjithësi ka qenë e acaruar”, tha ai për rtv21.
Anëtari i Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së Vendesin Lahu thotë se vizita e shefit të CIA-s ka të bëjë edhe me sinjalet për sulme të reja nga Serbia në veri të vendit.
“Ne kemi parë një retorik të ashpër të Serbisë e cila ka potencial për cenim të situatës në terren në pjesën veriore. Një vizitë e tillë është e rëndësishme”, tha Lahu.
Anëtari i Institutit të Kosovës për Siguri dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, Florim Rullani, tha se vizita e shefit të CIA-së në Ballkan është mesazh i qartë se Kosova dhe Bosnja e Hercegovina janë dy vende ku potencialisht mund të ketë ngritje të tensioneve për shkak të ndikimit të Serbisë.
“Mesazhi i qartë është për Serbinë se nuk do të lejohen të përsëritet rasti i Banjskës. Ndërsa, për Kosovën që të mos hapet ura e Ibrit pa koordinim”, tha Rullani.
Përpara vizitës në Kosovë, drejtori i CIA-s, William Burns, qëndroi për vizitë në Bosnjë e Hercegovinë.
Vizita e Burns në Sarajevë dhe më vonë në Beograd u mbajt u mbajt sekrete nga institucionet e të dyja shteteve. Sipas njoftimeve jozyrtare, shefi i CIA-së Amerikane në Bosnjë e Hercegovinë u takua me përfaqësues të komuniteti të inteligjencës, anëtarë të Presidencës, si dhe të Ministrisë së Punëve të Jashtme të këtij vendi. Një zyrtar i qeverisë amerikane konfirmoi për mediat atje se ata diskutuan për çështje me interes të përbashkët, që përfshijnë integritetin territorial dhe sovranitetin e Bosnjë-Hercegovinës. Gjithashtu, raportohet se ata diskutuan për retorikën dhe veprimet shqetësuese të Presidentit të Republikës Srpska, Milorad Dodik.
Pas Bosnje e Hercegovinës shefi i CIA-s vizitoi Serbinë. Sipas mediave serbe Burns u takua me përfaqësues të Agjencisë për Siguri dhe Informim (BIA), por nuk u bënë të ditura temat që ishin në tryezë
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines albinfo.ch mund të lexohet online falas edhe gjatë fluturimeve nga Zvicra për Prishtinë dhe Shkup, duke... -
Londër
Diaspora dhe institucionet britanike mbështesin Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë me manuale klinike -
Francë
Lea Ypi mbajti leksionin inaugurues në Collège de France më 12 shkurt 2026 -
Paris
Komuniteti shqiptar organizon festë për Pavarësinë e Kosovës në Paris -
Shoqata e Avokatëve Shqiptaro-Britanik shënon 10-vjetorin, rritet ndikimi i juristëve shqiptarë në Britani
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta











