Shkurt.ch
Kërkohet kufizimi i blerjes së mishit jashtë vendit
Me rastin e sjelljes në Zvicër të mishit nga jashtë duhet bërë dallim të qartë kuantitativ në mes të importit të karakterit tregtar dhe atij për konsum personal
“Shoping-turizmi”, një fenomen që ka marrë përhapje veçanërisht të gjerë pas shkëputjes së frangut rreth 2 muaj më parë nga lidhja me euron, po bëhet shqetësim edhe për politikën. Kështu, Parlamenti i Zvicrës është dashur të miratojë një mocion që kufizon blerjen e mishit dhe prodhimeve të tij nga privatët, jashtë vendit.
Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës me këtë rast ka marrë dhe e ka miratuar mocionin që ishte bërë në Dhomën e Kantoneve. Në të kërkohet që Qeveria Federale të detyrohet që me rastin e sjelljes në Zvicër të mishit nga vendet e jashtme, “Shoping-turizmi”, një fenomen që ka marrë përhapje veçanërisht të gjerë pas shkëputjes së frangut rreth 2 muaj më parë nga lidhja me euron, po bëhet shqetësim edhe për politikën. Kështu, Parlamenti i Zvicrës është dashur të miratojë një mocion që kufizon blerjen e mishit dhe prodhimeve të tij nga privatët, jashtë vendit. Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës me këtë rast ka marrë dhe e ka miratuar mocionin që ishte bërë në Dhomën e Kantoneve.
Në të kërkohet që Qeveria Federale të detyrohet që me rastin e sjelljes në Zvicër të mishit nga vendet e jashtme, të sigurojë një dallim të qartë kuantitativ në mes të importit të karakterit tregtar dhe atij për konsum personal, privat. Në rast se mocioni do të vihet në jetë nga qeveria, rregullat që janë në fuqi nga vera e kaluar duhet të ndryshohen sërish. Sipas tyre personat privatë mund të sjellin nga jashtë sa të duan sasi mishi në Zvicër, por pa paguar doganë ata mund ta sjellin jo më shumë se një kilogram.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Rame Lahaj gati për nisjen e “PASSION & ORIGIN” më 10 tetor Tenori kosovar me famë ndërkombëtare, Rame Lahaj, është në ditët e fundit të përgatitjeve para koncertit... -
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë»
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027













