Kosova
Zgjedhjet në Kosovë, më 9 shkurt 2025
Qeveria e udhëhequr nga Kurti do të jetë e para që nga shpallja e pavarësisë që do ta përfundojë mandatin e plotë katërvjeçar
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka shpallur 9 shkurtin e vitit të ardhshëm si datë të zgjedhjeve.
“Zgjedhjet e rregullta për Kuvendin e Republikës së Kosovës do të mbahen më 9 shkurt 2025”, thuhet në dekretin e nënshkruar nga presidentja, të cilin e ka publikuar në Facebook, transmeton albinfo.ch.
Në dekretin e nënshkruar të premten, Osmani ka udhëzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve.
Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, ka preferuar 2 shkurtin si datë të zgjedhjeve.
Tri partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës patën deklaruar si datë 26 janarin.
E, shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, që është edhe kryetare e Alternativës, si më të favorshme i pati dhënë 9 dhe 16 shkurtin.
Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, ka preferuar 2 shkurtin si datë të zgjedhjeve. Në takimin e 31 korrikut, mes presidentes dhe kryetarëve të partive politike, të cilin Osmani e pati thirrur për konsultim për datën e zgjedhjeve, kryeministri Albin Kurti nuk pati marrë pjesë me arsyetimin se të njëjtën kohë ka pasur të aranzhuar një drekë me ambasadorë të akredituar në Kosovë.
Pas takimit në Presidencë, Osmani pati deklaruar se nuk ka marrë ndonjë arsyetim nga Kurti për mungesën dhe se ka refuzuar që Lëvizja Vetëvendosje të përfaqësohet nga nënkryetari Glauk Konjufca.
Në tri partitë kryesore të opozitës – Partia Demokratike (LVV), Lidhja Demokratike (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) – kanë shprehur preferencë që zgjedhjet të mbahen më 26 janar, ndërkaq shefja e grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, si data alternative i ka parë 9 apo 16 shkurtin.
Krahas kryeministrit Kurti, në takim me presidenten nuk patën marrë pjesë as kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, si dhe ai i Partisë Egjiptiane, Elbert Krasniqi, njëherësh ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal. Qëndrimet lidhur me datën e zgjedhjeve, kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, dhe ai i Partisë Demokratike Turke (KDP), Fikrim Damka, i kanë përcjellë në formë të shkruar.
2025-ta do të jetë vit i rregullt zgjedhor. Qeveria e udhëhequr nga Kurti do të jetë e para që nga shpallja e pavarësisë që do ta përfundojë mandatin e plotë katërvjeçar. Për një kohë të gjatë, partitë opozitare kishin kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, por më herët gjatë këtij viti dështuan të arrinin pajtim se si të shkohet në zgjedhje.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











