Kosova
Gjykata Speciale ua vazhdon paraburgimin Thaçit e Veselit
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë është marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit për ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.
Kjo masë ndaj tyre është vazhduar përmes dy vendimeve të ndara nga kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III.
Në arsyetimin e këtyre vendimeve thuhet se paneli ka konkluduar se vazhdon te ketë mungesë informacioni që justifikojnë gjetjet se Thaçi dhe Veseli mund të arratisen në rast që lirohen, por që ekziston rreziku që ata të pengojnë procedurat e DHSK-së, dhe që mund të kryejnë krime të tjera kundër atyre që perceptohen si kundërshtar të UÇK-së dhe dëshmitarëve.
Andaj, lidhur me këtë, ZPS-ja ka parashtruar se këto rreziqe mund të menaxhohen në mënyrë efektive vetëm në objektin e paraburgimit të DHSK-së.
“Lidhur me rrezikun e pengimit të përparimit të procedurave të DS-së dhe kryerjes së krimeve të tjera, Paneli mban qëndrimin se asnjë nga masat e parashikuara në Nenin 41(12) nuk mund të zbusë në mënyrë të mjaftueshme rreziqet ekzistuese. Për më tepër, Paneli gjen se masat në vend në objektet e paraburgimit të DHSK-së, të shqyrtuara si tërësi, ofrojnë garanci të forta kundër vizitave dhe komunikimeve të pamonitoruara me anëtarët e familjes dhe vizitorët e miratuar paraprakisht, me qëllim minimizimin e rreziqeve të pengimit dhe kryerjes së krimeve të tjera. Për më tepër, ato ofrojnë një mjedis të kontrolluar ku një shkelje e mundshme e konfidencialitetit mund të identifikohet dhe/ose parandalohet më lehtë”, thuhet në vendimin ndaj Veselit e ngjashëm edhe në atë ndaj Thaçit.
Paneli gjithashtu ka evidentuar se dy të akuzuarit janë në paraburgim për një periudhë të gjatë dhe se gjyqi në këtë rast është i gjatë. Kështu, iu kërkua palëve që të jenë të kujdesshëm dhe gjyqi të zhvillohet sa më shpejt që është e mundur.
Si rrjedhojë, paneli ka konstatuar vazhdimi i masës së paraburgimit edhe për dy muaj të tjerë për Thaçin dhe Veselin është i nevojshëm kështu që u urdhërua vazhdimi i kësaj mase.
Ndërsa, u urdhërua edhe ZPS-ja që parashtrimet e saj për shqyrtimin e ardhshëm të paraburgimit ndaj Thaçit dhe Veselit t’i dorëzojë deri më 24 shtator 2024 që pastaj palët e tjera mund t’i përgjigjen kërkesës.
E-Diaspora
-
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut Avdili thotë se nuk dëshiron që të rinjtë me sfond migrimi të marrin mesazhin: "Nëse doni... -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









