Kosova
Aksident në Kroaci, shoferi kroat vdes e dy shqiptarë në gjendje të rëndë

Një shtetas i Kosovës është aksidentuar në Kroaci me një veturë tjetër, shoferi i së cilës ka vdekur. Gjashtë persona janë lënduar.
Media kroate “Index” ka raportuar se aksidenti është shkaktuar nga 40-vjeçari i Kosovës, i cili ishte me veturën me tabela sllovene. Ai raportohet se doli në korsinë e kundërt dhe përplasi veturën tjetër me targa kroate.
Në veturën kroate ka vdekur shoferi 45 vjeç, ndërsa pasagjerët me të, një grua dhe një burrë – të dy shtetas të Polonisë – kanë lëndime serioze, por janë jashtë rrezikut për jetë.
Në spital është edhe shoferi kosovar për shkak se ka pësuar lëndime të rënda. Lëndime kanë pësuar edhe pasagjerët në veturën e tij, po ashtu shtetas të Kosovës. Një grua 42 vjeçe dhe një 11-vjeçar kanë pësuar lëndime të rënda dhe të rrezikshme për jetën. Një 18-vjeçar tjetër raportohet se është liruar nga spitali me lëndime të lehta.
E-Diaspora
-
Patentë shoferët e mërgatës: Pse Policia e Kosovës nuk mund t’i konfiskojë? Ja pse Policia e Kosovës nuk ka kompetencë të konfiskojë patentë shoferët e bashkatdhetarëve...
-
Byreku shqiptar në festivalin 2025 në Illinois
-
Orion Jucja përfundon me sukses programin prestigjioz Hubert H. Humphrey në SHBA
-
Prizreni mirëpret diasporën me parkim falas në oborret e shkollave
-
Arratiset gjatë transportit të të burgosurve – Policia kërkon 23-vjeçarin shqiptar
Jeta në Austri
-
27.8% e austriakëve: Mbi 2.5 milionë njerëz me prejardhje migrimi Popullsia e Austrisë vazhdon të rritet vetëm për shkak të migrimit, sipas Statistikave të Austrisë. Në...
-
Austri: Popullsia do të tkurrej ndjeshëm pa imigracion
-
Austri: Shembet ura për këmbësorë në Linz, dy persona plagosen rëndë
-
Austri: Ankesa ndaj kërkesave strikte për efikasitet energjetik në ndërtesat e reja
-
Austri: Vetëm 14% e të rinjve duan të qëndrojnë në vendet e tyre aktuale të punës