Kosova
Qeveria e Kosovës ndan katër milionë, minatorët ndalin protestën
Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës ka njoftuar se është tërhequr nga mbajtja e protestës të planifikuar të enjten pas vendimit nga Qeveria e Kosovës për të ndarë 4 milionë euro për ndërmarrjen “Trepça” për t’i subvencionuar pagat e minatorëve.
“Nisur nga fakti se ditën e djeshme kemi njoftuar se do të mbajmë protestë pranë Qeverisë së Republikës së Kosovës, me qëllimin e vetëm që të kërkojmë ekzekutimin e pagave të papaguara, e duke pasur parasysh reflektimin e Qeverisë, ne tërhiqemi nga protesta që do të ndodhte nesër”, thuhet në njoftimin e Sindikatës.
“Ky ka qenë edhe qëllimi i vetëm i protestës dhe në asnjë moment kërkesave të minatorëve nuk mund dhe s’duhet t’i vihen ngjyrime politike. Minatorët nuk kanë kërkuar dhe nuk kërkojnë asgjë tjetër, përveç kushte për punë dhe paga dinjitoze. Përkushtimi ynë për punë në minierë është dhe do të mbetet përherë i palëkundur. Prandaj lusim të gjithë minatorët t’i kthehen punës”, është thënë tutje nga Sindikata.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













