Kosova
Zjarri në afërsi të Aeroportit të Prishtinës, dëmet me mijëra euro
Mëngjesin e sotëm është raportuar për një shpërthim zjarri në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës.
Bëhet fjalë për zjarr në një objekt biznesi, ku janë djegur 20 vetura të parkuara. Policia e Kosovës konfirmoi rastin me dëme materiale, si dhe një person të lënduar.
I lënduari është njëri nga bashkëpronarët e biznesit “Karting Arena”, Nexhmedin Geci, i cili tha se lëndimet i ka marrë në përpjekje për të shuar zjarrin.
Lëndimet e tij përfshinin zonën e duarve, porse tregoi se nuk është diçka serioze. Ai tha se dëmet materiale janë minimalisht mbi 200 mijë euro.
Geci potencon se shkaktimi i zjarrit nuk ka qenë i qëllimshëm, porse është ndezur në deponinë e benzinës.
Ai tregoi se zjarrfikësit kishin mbërrirë në vendin e ngjarjes për rreth 15 minuta.
“E kemi pasur një fatkeqësi mbrëmë rreth orës 01:22 ose 01:25, zjarrvënie. Nuk ka qenë e qëllimshme. Pra, ka ndodhur një shkëndi zjarri ku e kemi deponinë e benzinës, jemi munduar me mundësitë tona ta shuajmë por nuk ka pasur mundësi. Jemi munduar me kaacitete tona, me aparatë të zjarrfikjes që i kemi. Por, ka qenë e pamundshme deri sa kanë ardhur zjarrfikësit e kanë lokalizuar zjarrin në këtë pjesën këndej. Në atë pjesën andej ka shpëtuar për fat të mirë. Janë dëmet materiale bukur të mëdha.
Mënyra e dëmit, duke e shuar zjarrin me aparat të zjarrfikësve, zjarri më ka kapluar këtë pjesën pak, nuk është shumë e lartë, kur isha në emergjencë më kanë vendosur fashat…Dëmet janë bukur të mëdha, se në Go Kart kemi pasur shumë, kanë qenë tri (makina) të pa përdorura. Mbi 200 mijë euro dëmi minimal, se ka shumë rezervë…15 deri 20 minuta deri kanë ardhur në vend ngjarje (zjarrfikësit)”, tha Geci.
Policia e Kosovës e ka konfirmuar për KosovaPress, se sot rreth orës 01:30, janë njoftuar për një incident zjarri në afërsi të Aeroportit të Prishtinës.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se nga zjarri në këtë rast është lënduar një person dhe janë shkaktuar dëme materiale.
“Nga zjarri janë përfshirë 20 vetura të parkuara dhe një objekt biznesi. Në këtë rast është lënduar një person dhe janë shkaktuar dëme materiale. Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që pas lokalizimit të zjarrit, hetuesit policor në koordinim me institucionet përkatëse po kryejnë hetimet rreth rastit i cili është cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, tha Ahmeti.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve














