Kosova
Restaurimi i Teatrit të Prishtinës do të kushtojë 7 milionë euro
Me projekt të hartuar nga profesorët e Universitetit të Prishtinës llogaritet që ndërhyrjet të bëhen me 6 milionë e 994 mijë e 937 euro. Kaq është çmimi për të cilin institucioni më i lartë kulturor në vend ka vendosur t’ia japë kompanive “LimitProject Sh.P.K” dhe “Rinesa Sh.P.K” për t’i realizuar punimet në ndërtesën që i është vënë dryni qysh në korrik të vitit 2022. Procesi i prokurimit ka zgjatur qysh prej majit dhe nuk është finalizuar ende, pasi duhet pritur edhe afati i ankesave.
Synimi është që brenda 12 muajsh, prej kur nis puna, Teatri Kombëtar i Kosovës të jetë i gatshëm për ta “riatdhesuar” stafin artistik, teknik e administrativ. Për këtë Ministria e Kulturës ia ka besuar punën një konsorciumi vendor. Me projekt të hartuar nga profesorët e Universitetit të Prishtinës, llogaritet që ndërhyrjet të bëhen me 6 milionë e 994 mijë e 937 euro. Kaq është çmimi për të cilin institucioni më i lartë kulturor në vend ka vendosur t’ia japë kompanive “LimitProject Sh.P.K” dhe “Rinesa Sh.P.K” për t’i realizuar punimet në ndërtesën që i është vënë dryni qysh në korrik të vitit 2022.
Procesi i prokurimit ka zgjatur qysh prej majit dhe nuk është finalizuar ende, pasi duhet pritur edhe afati i ankesave. Sipas shkresave të lëndës në tenderin e përbashkët për intervenimet në ndërtesën e Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe Muzeut Kombëtar të Kosovës kanë ofertuar dy konsorciume. Njërës i është besuar TKK-ja e tjetrës MKK-ja.
Projekti i hartuar nga profesorët universitarë të Fakultetit të Arkitekturës, atij të Ndërtimtarisë, Inxhinierisë Elektrike dhe Inxhinierisë Mekanike ruan formën aktuale të ndërtesës së viteve ’40 të shekullit të kaluar. Shtesa janë bërë nga prapa në një aneks të shtuar në vitet ’80. Arkitektura e re e bazuar në nevojat e institucionit, nuk tejkalon pikën më të lartë aktuale të monumentit. Gjatë një prezantimi të mbyllur në fillim të prillit, profesori i Inxhinierisë së Ndërtimit, Naser Kabashi, kishte thënë se është bërë diçka e mundshme për kushtet që janë.
“Detyra ishte komplekse, pasi kishte shumë kërkesa”, kishte thënë ai. Sipas tij, si projektues janë të gatshëm për të ndihmuar edhe gjatë procesit të zbatimit të projektit.
“Mbetemi në lojë për disa detaje”, kishte thënë ai.
Ministria e Kulturës ka përvoja kur punëkryesit “kanë hasur në telashe me zbatimin e projekteve” dhe projektet kapitale kanë ngelur ngrehina.
Inxhinieri Kabashi disa herë kishte kërkuar nga kolegët që të bëjnë llogaritje të sakta sa i përket paramanës së vlerës së realizimit të projektit.
Paraprakisht projektuesit kishin paraparë që punët të përfundojnë me 5.4 milionë euro. Më pas kishin vlerësuar se punimet do të kushtojnë 7 milionë.
Sipas Ligjit për ndarjet buxhetore për këtë vit, deri më 2026, Ministria e Kulturës ka paraparë 5.3 milionë euro për këtë projekt, por në të njëjtin dokument si vlerë totale të projektit ka llogaritur mbi 10 milionë euro.
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“










