Lajme
Arrestohet edhe i dyshuari i tretë për terrorizëm në Austri
Një adoleshent i tretë u arrestua në kuadër të operacionit që shmangu një sulm terrorist në koncertin e Taylor Swift në Vjenë. Episodi nuk është konsideruar një ngjarje e izoluar, por pjesë e një komploti më të gjerë. Sipas ekspertëve të sigurisë, një brez i ri xhihadistësh po rritet si pasojë e radikalizimit online, që përbën një kërcënim madhor.
“Është pjesë e një plani më të gjerë që është zhvilluar me shpejtësi në 10 muajt e fundit, por që ka kaluar pa u vënë re. Në 10 muajt e fundit kemi pasur 6 sulme të suksesshme të kryera nga xhihadistët në Evropën Perëndimore dhe 21 sulme të shmangura. Pra, në total kemi 27 sulme të planifikuara. Shifra është 4 herë më e lartë se në 2022-shin”, thotë Peter Neumann, ekspert terrorizmi.
Autoritetet e sigurisë në Berlin bien dakord me këtë përfundim. Policia Kriminale Gjermane regjistroi një rritje të kërcënimeve në dy vjetët e fundit. Dhe organizatat terroriste po përpiqen të rekrutojnë më shumë njerëz online. Kjo konsiderohet shumë e rrezikshme.
“Është shumë e rrezikshme pasi përmes kanaleve të ndryshme atyre u thuhet se është detyra e tyre jo vetëm të binden, por edhe t’i përkthejnë këto bindje në veprime, duke sulmuar njerëzit dhe duke nxitur luftë. Kjo do të thotë se kushdo që është i radikalizuar përbën rrezik potencial”, shprehet Mouss Al Hassan, ekspert sigurie.
Policia austriake po i merr në pyetje tre të rinjtë për planifikimin e sulmeve. Gjatë kontrolleve, agjentët gjetën eksploziv dhe lëndë kimike, me të cilat të dyshuarit do të kryenin një sulm vetëvrasës.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë













