Shqipëria
Sa vlejnë diplomat shqiptare për tregun ndërkombëtar?
Të dhënat e Bankës Botërore tregojnë se vetëm 28% e emigrantëve shqiptarë arrijnë të punësohen në profesionet të cilat janë arsimuar, që e bën të renditet ndër të fundit në nivel global. Ekspertët e punësimit ngrenë shqetësimin se numri i madh i diplomave të marra në Shqipëri nuk ju siguron dijet e nevojshme për t’u përshtatur në tregun ndërkombëtar.
“Që do të thotë nga 100 shqiptarë të arsimuar që largohen nga Shqipëria, vetëm 28 prej tyre punojnë në profesion. Në radhë të parë, ky arsimimi që ne e quajmë këtu, kur shkon dhe ballafaqohet me njohuritë dhe aftësitë që duhen në vende që janë më të zhvilluara se ne, si duket ne nuk kemi të njëjtën gjatësi vale me ta dhe kjo e bën që të arsimuarit tanë të mos konsiderohen si të tillë. Pra, të shihet me kujdes pjesa e trurit tonë është vërtetë truri apo pseudotru?”, tha Erald Pashaj, ekspert punësimi.
Si e shpjegojnë studiuesit kompromisin e bërë nga shqiptarët që largohen nga Shqipëria duke lënë pas punë të profileve me pozicione të larta?
‘Pse pranojmë që të shkojmë të bëjmë punë të çfarëdolloj natyre, sado që atje jemi nën statusin social që jemi këtu? Prapë jemi të gatshëm të pranojmë rënien e statusit sepse këtu jemi keq. Nuk është mirë në paga, por edhe në kushte, në stres, në ngarkesën që marrim çdo ditë”, tha Pashaj.
Veç mospërputhjes së arsimimit me aftësitë, një tjetër faktor ndikues, shpjegojnë ekspertët e punësimit është edhe mentaliteti i nënshtrimit të trashëguar nga periudha e komunizmit.
“Kur shkojmë jashtë në pjesën më të madhe në perëndim takojmë në pjesën më të madhe kamarierë, në shërbim shqiptarë që kanë vite që punojnë atje. Nuk kemi ambicien e duhur. Pse? Sepse edhe vetëbesimi është vrarë nga dy faktorë kryesorë, i pari ekonomik që kemi mangësi financiare dhe e dyta ne jemi ndjerë gjithmonë të dorës së dytë në Europën e zhvilluar. Mendojmë se të huajt janë më të zotë se ne, dhe kjo natyrshëm na ndrydh”, tha Pashaj.
Specialistët e mjekësisë të larguar nga Shqipëria drejt Europës, janë ata që e kanë pasur më të lehtë punësimin në profesion, për shkak edhe të kërkesës së lartë në këto pozicione pas pandemisë së Covid-19.
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum Trupa kosovare u prezantua për herë të parë në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum, duke... -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C -
Talentet e Kosovës synojnë Oxford-in, nis fushata për mbështetjen e nxënësve të rinj -
Romë
Nga Prizreni në Romë: Hira Haxhibeqiri po ngjitet në skenën e muzikës serioze
Jeta në Austri
-
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern Një zjarr në kabllo pranë stacionit Praterstern të Vjenës vazhdon të pengojë transportin publik në qytet.... -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht













