Shkurt.ch
65 xhihadistë nga Zvicra në zonat e konfliktit
Dhjetë nga këta xhihadistë, ose çdo i gjashti, sipas NDB-së janë vrarë
Pas një periudhe rritjeje, numri i personave nga Zvicra që udhëtojnë për të arrë pjesë në xhihad ka filluar të stabilizohet. Siç bën të ditur Shërbimi Federal i Informimit NDB janë gjithsej 65 persona për të cilët ka të dhëna se janë ose kanë qenë pjesë e zhvillimeve të njohura me bazë religjioze në zonat e konfliktit si Siri, Irak ose Pakistan, Afganistan.
Dhjetë nga këta xhihadistë, ose çdo i gjashti, sipas NDB-së mendohet të kenë vdekur në vendet e përmendura. Por vetëm për pesë prej tyre ka informacione të sakta se kanë vdekur në zonat e konfliktit.
NDB ka filluar të mbajë shënime për xhihadistët që nga viti 2001. Për shumë vite numri i tyre ishte stabilizuar në rreth 20 sish që ishin aktivë në Afganistan, Pakistan ose Jemen. Ndërsa me plasjen e luftës në Irak dhe në Siri k numër u rrit shpejt në 65.
Gjithsej 12 persona janë kthyer nga vendet e përmendura në Zvicër.
Ndërkohë autoritetet federale të Zvicrës kanë ngritur një task-forcë e cila merret me parandalimin e udhëtimit të xhihadistëve potencialë nga Zvicra në zonat e krizës. Kjo task-forë ka dalë sot me një raport ku kërkon që Zvicra të bëjë më tepër drejt parandalimit. Në raport ajo numëron masat që duhen ndërmarrë . Mes tjerash do të duhej ngritur një hotline në të cilën personat e prekur mund të telefonojnë dhe të ofrojnë indikacionet që kanë lidhur me rrezikun e xhihadizmit.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Rame Lahaj gati për nisjen e “PASSION & ORIGIN” më 10 tetor Tenori kosovar me famë ndërkombëtare, Rame Lahaj, është në ditët e fundit të përgatitjeve para koncertit... -
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë»
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027










