Kosova
Incidenti i Osmanit në aeroportin e Shkupit, reagon Ahmeti: Skandal i papranueshëm diplomatik
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, përmes rrjeteve sociale ka reaguar për incidentit që i ndodhi presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, përcjell albinfo.ch.
Në aeroportin e Shkupit Osmanit iu kërkua nga punonjësit që t’i kontrollohej celulari i saj personal. Ahmeti e cilëson këtë kërkesë një skandal të papranueshëm.
Ndër të tjera, në postimin e tij, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim kërkoi falje në emër të punonjësve në aeroport, duke theksuar se ndihet shumë i turpëruar nga ky gjest.
“E dashur Presidente, më vjen shumë keq për incidentin dhe skandalin e papranueshëm diplomatik në aeroportin e Shkupit dhe e dënoj në formën më të ashpër të mundshme.
Unë skuqem nga turpi i tyre dhe lus të gjithë vëllezërit dhe motrat në Kosovë, por edhe qytetarët tanë, që t’i falin për arsye se nuk dinë se ç’bëjnë.
Kur nuk kanë turp të shkelin mbi popullin e vet, mbi vullnetin demokratik të qytetarëve në zgjedhje e të vihen në shërbim vazal e servil të tjetërkujt, duke na sjell Putinin e Vuçiçin në Qeveri, atëherë s’i pyet askush për asgjë dhe na turpërojnë çdo ditë, nga disa herë me radhë”, shkruan Ahmeti.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë













