Shkurt.ch
Kursi i frangut detyron ndërmarrjet të zgjasin orarin e punës
Në një situatë të tillë kanë ardhur prodhuesi i njohur i aparateve të amvisërisë V-Zug dhe ai i vagonëve Stadler Rail
Njëra nga pasojat e paralajmëruara të forcimit të frangut, që nga fillimi ka qenë zgjatja e orarit të punës pa rritje të pagës, në ndërmarrjet ekonomike që eksportojnë mallrat e tyre. Në kushtet e krijuara rishtas kjo do të ishte mundësia e vetme për ato ndërmarrje që të mbajnë nivelin e konkurrencës.
Gjendja aktuale në ekonominë e Zvicrës po detyron gjithnjë më shumë ndërmarrje eksportuese që të marrin një masë të tillë jo shumë popullore.
Ndër më të rejat dhe më të rëndësishmet që kanë ardhur në një situatë të tillë janë prodhuesi i njohur i aparateve të amvisërisë V-Zug. Të gjithë, 1400 të punësuarit në këtë kompani nga marsi do të fillojnë të punojnë nga katër orë në javë më shumë se deri më tash. Kështu bën të ditur ndërmarrja përmes një komunikate për shtyp të publikuar të martën.
Edhe kompania e njohur për prodhimin e vagonëve Stadler Rail në Zvicrën lindore, pronë e deputetit nacional nga SVP Peter Spühler, është detyruar t`ua zgjasë orarin e punës punëtorëve të saj. Tri orë në javë më gjatë se deri më tash do të punojnë për të amortizuar pasojat e kursit të ri të frangut. Kompania ka bërë të ditur se për të marrë këtë hap ka arritur pajtim me sindikatat që përfaqësojnë punëtorët.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Rame Lahaj gati për nisjen e “PASSION & ORIGIN” më 10 tetor Tenori kosovar me famë ndërkombëtare, Rame Lahaj, është në ditët e fundit të përgatitjeve para koncertit... -
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë»
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027














