Kosova
Artistët shqiptarë elektrizojnë skenën në Sunny Hill, Stormzy performon me flamurin e Kosovës
Në ditën e tretë të festivalit “Sunny Hill”, artistët shqiptarë që performuan arritën të elektrizojnë skenën.
Me “Semaforin” e MC Kreshës e Lyrical Sonit, posa në sfond është dëgjuar melodia e “himnit” të këtij festivali, publiku ka shpërthyer.
Shumë prej publikut në hapje kanë thënë se më shumë se për artistët e huaj, kanë ardhur për këta artistë vendorë. E kanë kënduar re-makein “Hip hop” versi i të cilit përfshin një pjesë të këngës së rock-grupit Mak – “Idile verore”. Ia ka lënë në dorë publikut për ta vazhduar. Kjo e dëshmon se i njeh mirë secilën këngë të tyre.
Problemet teknike janë përsëritur edhe në natën e tretë. Ata kanë ngecur disa herë në përcjelljen me vokal.
Artisti Getoar Selimi i njohur për publikun si Ghetto Geasy, ka interpretuar hitet e tij, kryesisht bashkëpunime me të tjerë artistë. “Si ajo”, “Malena”, “S’jena mo” kanë qenë disa prej këngëve që e kanë ndezur publikun që ka kënduar shpesh me të.
Në skenë është ngjitur Ledri Vula. Ka kënduar “SRMN”. Krejt publiku i është bashkuar në interpretim të refrenit “Sun rrin me neve…”. E ka ndezur atmosferën me “Thirrëm qysh dush”.
Para mesnatës në skenë është ngjitur kantautorja angleze Sarah Faith Griffiths, e njohur me emrin skenik Griff. Po këndon këngë nga albumi i saj “Vertigo”.
Atmosfera ka kulmuar me daljen e Stormzyt në skenë. I shoqëruar nga fishekzjarrje të shumta, reperi britanik shkaktoi entuziazëm te fansat duke u shfaqur me flamurin e Kosovës në supe.
“Është hera e parë që jam këtu. Jam Stormzy, vijmë nga jugu i Londrës dhe kemi vetëm një qëllim sonte. Që të gjithë këtu të largohemi me kujtimin që për 20-30 vjet ta mbani mend se jemi kënaqur. Vetëm më jepni pak energji dhe do të jap gjithçka që mundem në skenë. Do ta bëj këtë natë të paharrueshme për ju Kosovë”, tha reperi para publikut të pranishëm.
Stormzy, ka qenë vet i dhjeti në skenë që e kanë bërë performancën e tij të fuqishme në “Sunny Hill”. Por pritja që ia ka bërë publiku, e ka emocionuar edhe vetë atë.
“Hera e parë që jam këtu dhe nuk do të ju harroj kurrë. Betohem që jam jashtëzakonisht shumë falënderues. Ju dua shumë. I kam thënë edhe ekipit para se të fillonte mbrëmja. Faleminderit shumë për këtë pritje”, deklaroi Stormzy.
E-Diaspora
-
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO Nis iniciativa për përfshirjen e veshjes tradicionale të Hasit në UNESCO... -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë












