Kosova
Liqeni i Ujmanit, së shpejti me parking për vizitorët
Duket se liqeni i Ujmanit tashmë është kthyer në qendër të atraksionit për shumë qytetarë, të cilët së fundi kanë gjetur momente relaksimi në ditët e nxehta verore, përcjell albinfo.ch.
Liqeni i Ujmanit nuk ka qenë i frekuentuar nga qytetarët, gjersa këtë vit shumë nga ta ditët e nxehta të korrikut i kaluan aty.
Por, të dielën që lamë pas ndodhi një shpërthim në afërsi të këtij liqenit.
Thuhet se aty po rregullohet një pjesë e rrugës, duke u kthyer në parking për vetura për të gjithë ata që do ta frekuentojnë këtë pjesë të veriut të Kosovës.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani, tha se zona konsiderohet e sigurt dhe ka shtim të patrullimit nga Policia. Elshani tutje njoftoi se Policia është duke hetuar rastin me qëllim të ndriçimit të të gjitha rrethanave.
“Po, të dielën, rreth orës 14:30, ka pasur një shpërthim që ende nuk është përkufizuar se çka e ka shkaktuar atë shpërthim. Sidoqoftë, të lënduar në njerëz nuk kemi pasur dhe tri vetura kanë qenë të dëmtuara në atë rast, u shpreh ai për telegraf.
Ne kemi frekuentim të njerëzve, sidomos ditëve të vikendit, në atë zonë. Zona konsiderohet të jetë e sigurt për momentin, sepse kemi edhe forca të shtuara policore në atë zonë. Sidoqoftë 100 për qind nuk ka siguri. Por, konsiderojmë që me siguri që do të shohim edhe njerëz të tjerë numër më të madh që frekuetojnë atë zonë. Policët janë aty për çdo eventualitet.
Policia ka filluar hetimin lidhur me rastin e fjalë. Kemi pasur disa bastisje, të cilat janë zhvillu lidhur me rastin. Nuk kemi për momentin të dyshimtë, nuk kemi persona të arrestuar. Mirëpo, jemi duke punuar në ndriçim të rastit”, ka thënë Elshani.
Ai tha se komplet zonën e Ujmanit janë duke e menaxhuar.
“E jona është me tregu që ka shtim të numrit të patrullave policore, ka policë të cilët edhe shihen edhe nuk shihen. Menaxhimi i vendit edhe i komplet zonës së Ujmanit bëhet në forma policore, që do të thotë ne jemi duke e kontrollu atë zonë. Përsëri them nuk është 100 për qind e sigurt asgjë, as në këtë moment kur ne flasim këtu, nuk kemi siguri 100 për qind. Sidoqoftë, policia është me numër të madh në atë zonë dhe konsiderojmë që zona mund të konsiderohet e sigurt”, tha ai.
Tutje Elshani tregoi se ditën që ndodhi shpërthimi rreth orës 21:00 kanë kryer një bastisje.
“Nuk mund të themi diçka, çka mund të themi është se atë ditë kemi pasur një bastisje diku në ora 21:00, ndërsa hetimet e tjera, po mendoj veprimet e tjera policore janë në kuadër të hetimeve dhe nuk mund të zbardhim më shumë”, tha ndër të tjera Elshani.
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“













