Kosova
Kurti thotë se Faton Hajrizi nuk duhet të heroizohet
Kryeministri Albin Kurti ka ftuar qytetarët që të mos bien pre e euforisë së heroizimit dhe romantizimit të Faton Hajrizit, shtetasi kosovar që dyshohet se u vra në Serbi të premten, përcjell albinfo.ch.
Në mbledhjen e Qeverisë të mërkurën, Kurti ka kërkuar hetim vendor e ndërkombëtar për të qartësuar gjithçka që ndodhi me Faton Hajrizin, që nga ikja drejt Serbisë, deri në vrasjen e raportuar të tij.
“I ftoj qytetarët të mos bien pre e euforisë së heroizimit dhe romantizimit të Faton Hajrizit. Patriot në Kosovë është rreshteri Afrim Bunjaku, që u vra në Banjskë të Zveçanit. Patriotë janë 23 pjesëtarët e Policisë të rënë në krye të detyrës që dëshmuan përkushtimin për shërbim deri në sakrificë”, ka thënë kryeministri.
Faton Hajrizi u arratis nga burgu i Smrekonicës më 6 korrik. Më 18 korrik ai dyshohet se vrau një polic e plagosi një tjetër në Lloznicë të Serbisë. Një ditë më vonë, autoritetet serbe raportuan për vrasjen e tij. Më 22 korrik, Ministria e Jashtme ka njoftuar se shenjat e gishtërinjve të dërguar nga Serbia i përkasin shtetasit Faton Hajrizi. Megjithatë, procedurat për kthimin e trupit në Kosovë janë ende duke vazhduar.
Shefi i Qeverisë gjithashtu ka pasur kritika për Prokurorinë që ende nuk ka ngritur aktakuzë ndaj Milan Radoiçiqit, përgjegjësi për sulmin paramilitar serb në Banjskë të Zveçanit në shtator të vitit të kaluar.
“Sot janë bërë fiks 10 muaj nga vrasja e Afrim Bunjakut… në Kosovë nuk është ngritur ende aktakuzë ndaj Milan Radoiçiqit. Prokurorisë sonë nuk i kanë mjaftuar 10 muaj për të ngritur aktakuzë, por nuk iu deshën as 10 orë për ta marrë në pyetje ministren e Drejtësisë për një status në Facebook”, ka shtuar Kurti.
Ministrja Albulena Haxhiu u intervistua për dy ditë me radhë (të hënën dhe të martën) nga Prokuroria Speciale pasi pati pretenduar ditë më parë përmes një statusi në Facebook se arratisjet e fundit nga burgjet e Kosovës janë lehtësuar dhe organizuar nga Serbia. Ajo gjithashtu u intervistua për një deklaratë që ka dhënë për mediat, në të cilën ka thënë se disa gjyqtarë e prokurorë i kanë bërë ftesë të takohen.
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“













