Lajme
Mynih: Mbahet konkursi i “Diturisë 2024” me nxënësit e Shkollës Shqipe
Bëhet e ditur se të dielën që lamë pas, në Mynih të Gjermanisë u mbajt konkursi i diturisë 2024 me nxënësit e Shkollës Shqipe me moto “Ne jemi më të mirë”, të organizuar nga Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë (LAPSh-i) në Bavari, transmeton albinfo.ch.
Të pranishëm, përpos nxënësve e mësimdhënësve të Shkollës Shqipe me mësim plotësues, ishin edhe përfaqësuesit konsullorë të Republikës së Kosovës, përfaqësuesi i fondacionit “Besa” dhe prindërit e nxënësve. Ndërsa përmes konsullit të përgjithshëm të Republikës së Kosovës, konsullata e Shqipërisë (konsullja e përgjithshme Genta Mburimi) u dërgoi përshëndetje të përzemërta nxënësve, të cilët do të jenë pjesëmarrës në konkursin e diturisë 2024.
Konkurrimi u hap në orën 11:15 me vallen “Kosovare” nga shkolla e Freising-ut, në qytetin e Mynih-ut. Por, ajo që i dha vlerë dhe emocion konkurrimit ishte çiltërsia e nxënësve, të cilët ishin të shkëlqyer dhe të angazhuar t’i demonstronin njohuritë e tyre të fituara për gjatë një viti shkollor 2023/24.
Jurinë prej 4 anëtarësh e përbëjnë: Mustafë Krasniqi, Lumni Nimani, Selim Hoti dhe Anila Xhani.
Për ta përshëndetur këtë organizim moderatoria Enela Markja ftoi kryetarin e LAPSh-it, Milazim Ukaj, konsullin e përgjithshëm, Afrim Nura, kryetarin e Fondacionit Besa, Ilir Seferi dhe koordinatorin e Shkollës Shqipe për Bavari, Mustafë Krasniqi, i cili dhe e bëri hapjen e konkursit, duke demonstruar rregullat e konkurrimit.
Pjesëmarrja e klasave garuese ishte për të dy nivelet, ai i nivelit të parë, m 19 klasa, kurse i nivelit të dytë, me 11 klasa. Nxënësit ishin të emocionuar, por edhe të sigurt në njohuritë e tyre, që të dalin më të mirët; kështu ishte dhe logoja e konkursit “Ne jemi më të mirët”!
Në përcjelljen dhe vlerësimin e konkurruesve ishte juria vlerësues e përbërë prej katër anëtarëve: Mustafë Krasniqi, Lumni Nimani, Anila Xhani dhe Selim Hoti, të cilët pas çdo shkalle konkurrimi ka nxjerrë nxënës fitues, për të vijuar tutje konkurrimin. Prezantimi i nxënësve fitues ishte nën emocionet e mësuesve dhe prindërve, që nuk mungonin duartrokitjet, fytyrat e tyre të buzëqeshura, duke i nxitur nxënësit për të vazhduar konkurrimin tutje.
Konkurrimi në pjesën e parë dhe të dytë u zhvilluan me shkrim, kurse në gjysmëfinale dhe në finale, përpos pyetjeve me shkrim, kishte edhe pyetje me gojë dhe logjike, mes grupeve të ndara të cilët ishin përball njëri-tjetrit të emëruar me emra ilire.
Në këtë konkurrim u vlerësuan nxënësit e nivelit të parë, të cilët dolën më të mirë:
Vendin e parë e zuri shkolla -Moosach München, me nxënësit Rubina Nura dhe Rinor Morina, vendin e dytë nga shkolla e Aschaffenburg-ut, me nxënësit Jasina Bushati dhe Anissa Musliu, ndërsa vendin e tretë e zuri shkolla Grafingerschule. – München, me nxënëset Mia Memini dhe Laura Sllamniku. Ndërsa për nivelin e dytë vendin e parë e zuri grupi i Taulantëve, me nxënësit Maurisio Topalli -Freising dhe Rinesa Morina -Moosach München, për vendin e dytë grupi Ardianët me nxënësit Rumajsa Berisha -Kaufbeuren dhe Xhesika Topalli -Freising, kurse vendi e tretë e fitoi grupi Albanët, me nxënësit Albina Krasniqi -Moosach München dhe Amir Bregaj -Landshut.
Për recitime vendi i parë iu ndan nxënëses Ambra Bardhoci nga shkolla e Fraising-ut, vendi i dytë iu nda nxënëses nga Landau, Imare Bunjaku dhe çmimi i tretë iu nda nxënëses nga Dingolfing-u, Tuana Jaha. Kurse për vizatim më të mirë vendi i parë iu ndan nxënëses Jonita Ismaili nga shkolla Landau, vendi i dytë nxënësit Eden Istogu nga Nyrnberg-u dhe vendi i tretë iu nda nxënëses Gioia Muhameti nga Aschaffenburg-u.
E-Diaspora
-
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik Kurti: Përtej granteve financiare nga Gjermania, Kosova ka nevojë për qasje në treg ... -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër -
Olso
Sukses akademik, Fikri Hajdari fiton doktoraturën në Norvegji -
Londër
Besa Sharrah emërohet anëtare e Komisionit për Evropën Lindore në Ohio -
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten













