Kosova
Daçiq: Kishte dyshime për identitetin e Faton Hajrizit, s’kemi dokumente të tij
Gjermania s’po i përgjigjet, deklarohet sërish Daçiqi: Kishte dyshime për identitetin e Faton Hajrizit, s’kemi dokumente të tij
Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se Gjermania nuk po i përgjigjet Serbisë për rastin e Faton Hajrizit, si dhe për rolin që ka pasur vëllai i tij, Artan Hajrizi, të cilit iu gjetën dokumentet pas vrasjes së policit serb në Loznicë.
“Ne e pyesim Gjermaninë nëse ai ishte vërtet në Gjermani, por ata nuk përgjigjen. Ata nuk u përgjigjen këtyre pyetjeve dhe çdo ditë i bëjnë presion Serbisë për atë që ndodhi në Banjskë. Hajde, përgjigjuni pyetjeve të thjeshta – a ishte ai në Gjermani dhe nëse po, si arriti atje. Është pyetje edhe për EULEX-in se nuk i kanë lëshuar fletarrest ndërkombëtar, të INTERPOL-it, pasi qenka arratisur nga burgu”, ka thënë Daçiq për TV Pink.
Daçiq tha se kishte dyshime për identitetin e Faton Hajrizit, sepse edhe sot autoritetet serbe nuk kanë dokumente në emër të tij, por “në emër të vëllait të tij, Artan Hajrizi, pasaportë të Kosovës dhe letërnjoftim gjerman”.
“E dini si shkon tani, ju i kërkoni EULEX-it të dhëna dhe ata thonë – nuk mund t’i japim për shkak të mbrojtjes së të dhënave personale. Policia gjermane nuk përgjigjet nëse ai ka qenë vërtet në Hanover apo jo. Nëse ai do të ishte në Hanover më 16 (korrik) dhe në 17 pasdite në Preshevë, ju lutemi dikush të na shpjegojë se si dhe pse do të kishte ardhur në Preshevë. Nëse vëllai i tij ka gënjyer se ka qenë më 16 korrik, atëherë ai duhet të trajtohet si bashkëpunëtor dhe të arrestohet”, ka thënë Daçiq në lidhje me deklaratën e Artan Hajzirit në Gjermani se vëllai i tij i ka vjedhur dokumentet.
Sipas Daçiqit, duhet të shihet se si Faton Hajrizi ka kaluar në Serbi prej Kosovës, meqë nuk është regjistruar në ndonjë pikë kufitare.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










