Kosova
Microsoft: Problemi që shkaktoi kolaps të aeroporteve u rregullua
Raportohet se problemi që shkaktoi një “black out” komunikimi në kompani të ndryshme kritike si linjat ajrore apo banka e linja hekurudhore është rregulluar, përcjell albinfo.ch.
Lajmin e bën të ditur Microsoft, duke shtuar se disa prej shërbimeve mbeten ende të prekura.
“Po kryejmë masa zbutëse shtesë për të ofruar zgjidhje të situatës,” njoftoi kompania në një postim në X.
Ndërprerja duket se erdhi të paktën pjesërisht nga një përditësim i softuerit të lëshuar nga kompania CrowdStrike, thonë ekspertët për CNN.
CEO i CrowdStrike bëri më pas të ditur se problemi ishte identifikuar dhe se kishte nisur operacioni për rregullimin e tij.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026












