Kosova
Sveçla: Vuçiqi, drejtpërdrejt i përfshirë në përgatitjen e grupit terrorist të Banjskës
Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka qenë drejtpërdrejt i përfshirë në trajnimin e grupit terrorist që kreu sulmin në Banjskë të Zveçanit, në shtator të vitit të kaluar, përcjell albinfo.ch.
Në një intervistë për “euronews.al”, Sveçla ka thënë se për këtë Kosova ka dëshmi të mjaftueshme.
“Tani e dimë se para sulmit në Banjskë, ky grup është trajnuar në një poligon zyrtar ushtarak të Serbisë. Së fundi Vuçiq e vizitoi këtë poligon, në të cilin ushtria e rregullt serbe pati një trajnim ushtarak. Kemi incizimet, kemi pranim-dorëzimet e armatimit nga magazinat e ushtrisë për këtë grup terrorist. Kemi informata inteligjente, dëshmi gojore, që tregojnë se Vuçiq ishte drejtpërdrejt i përfshirë në trajnimin e këtij grupi. Kemi të gjitha dëshmitë. Është tjetër nëse dëshirojmë t’i injorojmë apo t’i minimizojmë. Ne për këto arsye kemi pasur edhe takime të Këshillit të Sigurisë”, ka thënë ai të martën.
Sveçla ka thënë se Kosova i ka skenarët, përgatitjet dhe mobilizimin e duhur të kapaciteteve për t’iu përgjigjur çdo lloj agresioni të grupeve terroriste të financuara nga Serbia.
E-Diaspora
-
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze Miranda Kajtazi, docente në Universitetin e Lundit, dhe Bahtijar Vogel, udhëheqës i Departamentit të Shkencave Kompjuterike... -
Nga Zvicra në Prishtinë: Mjekët shqiptarë frymëzojnë gjeneratën e re të studentëve të mjekësisë -
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë
Jeta në Austri
-
A do të punonit në Austri për 2200 euro? Austria kërkon punëtorë sezonalë në prag të sezonit dimëror... -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë










