Kosova
Arrijnë në 1.42 miliardë euro depozitat në BQK
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, njofton se depozitat në BQK deri më 30 qershor 2024 ishin 1.42 miliardë euro, prej të cilëve 549.06 milionë euro nga Buxheti i Republikës së Kosovës (Llogaria e Thesarit), 554.90 milionë euro nga bankat komerciale dhe 170.64 milionë euro nga Agjencia Kosovare e Privatizimit dhe 145.54 milionë euro të tjerat.
Asetet e BQK-së në fund të muajit qershor 2024 kanë arritur vlerën prej 1.71 miliardë euro, duke shënuar rritje për 62.46 milionë euro krahasuar me muajin paraprak, kryesisht si rezultat i rritjes të depozitave të bankave komerciale, fondeve pensionale, depozitave të Qeverisë së Kosovës dhe Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Ndërsa, janë zvogëluar depozitat e korporatave publike jofinanciare.
“Nga gjithsej asetet, vlera e investimeve në depozita dhe letra me vlerë jashtë vendit deri më 30 qershor 2024 ishte 1.21 miliardë euro, e cila krahasuar me muajin paraprak përfaqëson rritje prej 53.22 milionë euro. Prej tyre, investimet në depozita janë rritur për 36.46 milionë euro, ndërsa investimet në letra me vlerë janë rritur për 16.77 milionë euro. Kapitali i BQK-së deri më 30 qershor 2024 ishte 104.42 milionë euro”, thuhet në raportin e BQK-së.
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, njofton se asetet e rezervës ndërkombëtare në fund të muajit qershor 2024 shënuan vlerën e 1.32 miliardë euro, e cila përfaqëson rritje për 29.47 milionë euro krahasuar me muajin paraprak, ndikuar nga rritja e investimeve në depozita për 15.18 milionë euro dhe investimeve në letra me vlerë për 11.77 milionë euro.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë











