Kosova
Ambasada e Gjermanisë: Mbështesim heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës
Tashmë janë bërë më shumë se një vit prej se janë vendosur masat ndëshkuese ndaj Kosovës për shkak të përshkallëzimit të situatës të sigurisë në veri të vendit, përcjell albinfo.ch.
Përveç krerëve shtetërorë në Kosovë që kanë kërkuar largimin e këtyre masave, një gjë të tillë është kërkuar edhe nga përfaqësuesi i lartë i BE-së për Çështjen e Jashtme dhe Politikës së Sigurisë, Josep Borrell.
Për heqjen e këtyre masave Kosova ka marrë mbështetja edhe nga Gjermania.
Në një përgjigje për Front Online nga Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë kanë theksuar se shteti gjerman mbështet heqjen e masave ndaj Kosovës.
Nga Ambasada gjermane megjithatë shtojnë se ambasadori Rohde ka deklaruar se vendimi do të merret nga të gjitha shtetet anëtare.
“Siç ka thënë vazhdimisht ambasadori gjerman në Kosovë, Gjermania mbështet heqjen e masave ndaj Kosovës. Vendimi tani u takon vendeve anëtare të BE-së. Megjithatë, të gjitha vendet anëtare të BE-së duhet të binden se është krijuar klima e nevojshme e favorshme për të arritur konsensusin e kërkuar”, thuhet në përgjigjën e Ambasadës
Masat e vendosura nga BE-ja ndaj Kosovës përfshinin: suspendimin e përkohshëm të grupeve punuese për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, mosftesën e Kosovës në takime të nivelit të lartë dhe suspendimin e vizitave bilaterale.
Gjithashtu, u suspendua edhe programimi i fondeve për Kosovën, të cilat ishin paraparë të dorëzoheshin përmes Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor dhe IPA 2024 (Intrumentet e Para-Anëtarësimit).
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












