Lajme
Për 5 vjet, mbi 213 mijë shqiptarë morën shtetësinë e një vendi të Bashkimit Evropian
Raporti i publikuar nga Agjencia Evropiane e Statistikave, “Eurostat” dhe Rrjetit Evropian për Migrimin ka nxjerrë se rreth 50 mijë shtetas shqiptarë morën nënshtetësinë e një vendi të Bashkimit Evropian gjatë vitit 2022, duke u renditur të tretët në Evropë pas marokenëve dhe sirianëve.
Dy vendet fqinje me Shqipërinë, të njohura tri dekadat e fundit dhe për emigrimin e lartë të shqiptarëve, Italia dhe Greqia, janë kryesoret në Evropë për numrin e lartë të lëshimit të nënshtetësive për shtetasit shqiptarë, transmeton albinfo.ch.
VOA ka raportuar se sipas të dhënave të “Eurostat”-it, për pesë vitet e fundit mbi 213 mijë shqiptarë fituan shtetësinë në një vend të Bashkimit Evropian, teksa sa i përket migrimit dhe azilit në Evropë, 6920 shqiptarë aplikuan për herë të parë për azil gjatë vitit 2023 në një vend të Bashkimit Evropian.
Shqiptarët kryesojnë në vitin 2023 listën e vendeve të Ballkanit Perëndimor për nga numri i azilkërkuesve në Evropë dhe renditen edhe të pestët në Evropë pas turqve, gjeorgjianëve, rusëve dhe ukrainasve.
Shtetasit shqiptarë renditen të dytët në Evropë pas ukrainasve për nga numri i refuzimeve të hyrjes në një vend të Bashkimit Evropian gjatë vitit 2023.
Rreth 13855 shtetas shqiptarë që përbëjnë 11.6% të refuzimeve pasojnë rreth 18330 shtetas nga Ukraina, që iu refuzua hyrja në një vend të Bashkimit Evropian vitin e shkuar.
Sipas raportit, shqiptarët renditen të dytët pas gjeorgjianëve edhe për numrin e lartë të kthimeve vullnetare apo të detyruara nga një vend evropian në një vend të tretë gjatë viti 2023. 7870 shtetas shqiptarë që përbëjnë 8.5% të kthimeve pasojnë 10 390 gjeorgjianë që kryesojnë listën e vendeve për kthimet e detyruara të migrantëve jo të rregullt nga vendet evropiane.
Ndërkohë raporti për migrimin dhe azilin thotë se rreth 76 mijë shqiptarë janë evidentuar në marrjen e lejeve të reja apo të një statusi ligjor të qëndrimit gjatë vitit 2023 në vendet e Bashkimit Evropian. Raporti nuk përfshin migrimin e shqiptarëve drejt Britanisë së Madhe.
Vetëm gjatë vitit 2022 sipas autoriteteve britanike, 12658 emigrantë nga Shqipëria u futën në mënyrë të parregullt në Britaninë e Madhe kryesisht nga Kanali La Manshit me varka të vogla.
Të dhënat britanike për periudhën shtator 2022 – shtator 2023, tregojnë se Britania e Madhe përjetoi një rritje të konsiderueshme në kthimet e detyruara të shtetasve të huaj që arritën në 5,506 persona, nga të cilët shqiptarë përbëjnë mbi gjysmën (52%) të kthimeve të detyruara.
E-Diaspora
-
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi Pa fuqizimin e plotë të grave në tregun e punës dhe në ndërmarrësi , nuk mund... -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026) -
Nga Shkodra në garën për Miss Belgium 2027, Griselda Stragu synon të shkëlqejë në skenën ndërkombëtare -
Arbenita Sopaj publikon librin e saj shkencor, kurorëzon një tjetër sukses akademik -
Cakolli: VV-ja mund ta formojë qeverinë nëse siguron 65 për qind të votave të diasporës
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta












