Integrimi
Swissalbs sjellë sërish ballon më të famshme zvicerano-shqiptare në Cyrih
Balloja më e famshme shqiptaro-zvicerane do të mbahet në shtator të këtij viti në Cyrih të Zvicrës për herën e katërt me rradhë. Swissalbs do të mirëpres qindra mysafirë, në mesin e të cilëve do të jenë edhe biznesmenët shqiptarë të cilët janë kandidatë për të fituar çmimin për sipërmarrësin më të ri dhe më të suksesshëm për vitin 2024.
Të shtunën me 7 shtator duke filluar nga ora 18.00 në sallën e Kongreseve në Cyrih do të hapen dyert për pjesëmarrësit e ballos të organizuar nga shoqata shqiptaro-zvicerane Swissalbs, shkruan albinfo.ch. Deri në orën 19.30 të gjithë do të kenë mundësinë të argëtohen nën tingujt e muzikës së bukur shqipe nga Marisa Murtezi dhe Ilir Dërbaçi.
Pas fjalimit hyrës të moderatores së njohur zvicerane, Zoe Toresini, nga ora 21.30 do të bëhet ndarja e çmimit për “Ndërmarrësin e vitit 2024” nga biznesmeni i famshëm Marco Gredig.
Për të krijuar momente të paharruara për pjesëmarrësit në ballo, i ftuar special do të jetë këngëtari i njohur shqiptar, Selami Kolonja i cili do të këndojë disa nga këngët më të bukura shqipe.
Deri sa performimi i Selami Kolonjës shënon fundin e ballos, Swissalbs ka menduar për pjesën e mbetur të natës. Ata kanë organizuar një “after-party”, e cila do të mbahet duke filluar nga ora 23.45 në “Park Hyatt”, ku do keni mundësinë të kërceni me muzikën e DJ Dalook dhe Freaky Boy.
Balloja e organizuar nga Swissalbs ka për qëllim të mbledhë në një vend të gjithë biznesmenët shqiptaro-zviceran të cilët me ngritjen e bizneseve të tyre kanë kontribuuar në zhvillimin e shtetit zviceran në një formë, qoftë ajo në ekonomi, arsim, kulturë e politikë. Personat të cilët mendojnë se kanë arritur të jenë të suksesshëm në ndonjë nga fushat, mund të aplikojnë për të garuar në marrjen e çmimit. Juria e caktuar nga Swissalbs përzgjedhë rrethin e ngushtë të fituesve potencial, deri sa të vendoset për top tre më favoritët, e ku më pas bëhet edhe ndarja e çmimit.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike Të rinjtë në Re:conmnect duhet të kenë rrëfimin e tyre të cilin do ta “përkthejnë” në... -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili














