Kosova
Konjufca dhe Nussbaumer biseduan për bashkëpunimin dhe situatën aktuale
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim Presidentin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Eric Nussbaumer, i cili po qëndron në Kosovë në krye të një delegacioni parlamentar zviceran.
Në takim u diskutua për zhvillimet aktuale në Kosovë, arritjet dhe sfidat që ka para vetes, për bashkëpunimin midis dy parlamenteve dhe për mundësitë e avancimit të mëtejmë të tij nëpërmjet programeve të veçanta.
Konjufca falënderoi Presidentin Nussbaumer dhe shtetin zviceran për mbështetjen ndaj Kosovës në objektivat e saj për të forcuar sovranitetin shtetëror dhe sundimin e ligjit, si dhe në përcaktimin për të ndjekur rrugën e integrimit evropian, përfshirë së fundmi mbështetjen për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
“Kontributi i Zvicrës në Kosovë është i hershëm dhe përfshin pothuajse të gjitha segmentet, prej atij në garantimin e paqes dhe sigurisë, nëpërmjet pjesëmarrjes në trupat e KFOR-it, deri te mbështetja financiare nëpërmjet qindra projekteve me të cilat është ndihmuar zhvillimi i Kosovës”, tha Konjufca.
“Për Kosovën, Zvicra është më shumë se sa një shtet mik dhe aleat. Për shumë shqiptarë të Kosovës, Zvicra është një atdhe i dytë, të cilët të përndjekur nga sistemi i ish-Jugosllavisë dhe Serbisë gjetën tek Zvicra jo vetëm strehim politik e mbështetje socio-ekonomike për familjet e tyre, por një vatër nga ku punuan dhe kontribuuan për çlirimin e Kosovës”, shtoi tutje ai.
Në takim gjithashtu u diskutua për bashkëpunimin në mes dy vendeve, me theks të veçantë për sigurinë e Kosovës dhe për rreziqet me të cilat po përballet ajo, për shkak të qasjes destruktive të Serbisë ndaj Kosovës dhe afërsisë së saj me Rusinë.
“Shpreha shqetësimin tim se nëse Serbia do të lihet e pandëshkuar për agresionin terrorist në Bajnskë në shtator të vitit të kaluar, ajo ka për ta përsëritur këtë skenar, por tani në përmasa shumë më të mëdha”, tha Konjufca në konferencën e përbashkët për media pas takimit, duke shtuar se Serbia duhet të shihet jo vetëm si një rrezik për Kosovën, por për krejt stabilitetin dhe paqen në Ballkanin Perëndimor.
Presidenti i Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Eric Nussbaumer tha se me Konjufcën patën një takim të frytshëm, në të cilin janë diskutuar marrëdhëniet në mes dy shteteve, përfshirë edhe bashkëpunimet ndërmjet dy parlamenteve.
“Zvicra është gjithnjë mbështetëse e Kosovës dhe është njëra ndër vendet e para që e ka njohur pavarësinë e saj. Ne do ta mbështesim Kosovën në qeverisje të mirë, në sigurimin e paqes, zhvillimin ekonomik, shëndetësi etj. Ky angazhim është dëshmi se jemi të interesuar për zhvillimin e Kosovës”, tha Nussbaumer.
Presidenti i Këshillit Kombëtar të Zvicrës theksoi se Zvicra do të vazhdojë praninë e saj ushtarake me 200 pjesëtarë në kuadër të KFOR-it. Po ashtu, ai tha se duhet angazhim për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme që garanton paqen dhe sigurinë në rajon.
E-Diaspora
-
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze Në kuadër të World Economic Forum (WEF) 2026 në Davos, një nga ngjarjet më prestigjioze globale... -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë













