Kosova

Vuçiq para takimit: Kurti do të dramatizojë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, para takimit në Bruksel ka thënë se nuk pret asgjë.

Sipas Vuçiqit, Kurti do të dramatizojë çdo çështje dhe do të bërtasë.

“Pres që ai të dramatizojë dhe të bërtasë, ndërsa unë i them të qetësohet. Pastaj ai do të dalë dhe do të thotë se çfarë ka bërë ‘Putini i vogël’, asgjë e re. Ne do të luftojmë për interesat e popullit tonë. A pres konkluzione të mëdha? Jo, nuk pres”, ka deklaruar Vuçiq, raporton “Tanjug”.

Kurti e Vuçiq pritet të mbajnë takime të ndara me shefin e Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, e më pas një takim të përbashkët.