Lajme
Babai bie me fëmijën në ujëvarën Giessbach, gjendet kufoma e tij
Të martën, punonjësit e shpëtimit "në rrethana të vështira" arritën të nxirrnin të vdekur babain, ndërsa kërkimi për fëmijën po vazhdon
Ujëvarat Giessbach janë një destinacion mjaft i lakmuar për shëtitje, pranë liqenit Brienzersee. Të dielën, një familje ishte duke ecur me dy fëmijë të vegjël kur, sipas policisë së kantonit të Bernës, një fëmijë dhe babai kanë rënë në ujëvarë nga “shkaqe që ende nuk janë sqaruar”.
Siç njofton më tej policia, njoftimi përkatës është marrë të dielën pak para orës 16:30, transmeton albinfo.ch. Pasi u ngrit alarmi, ekipet e shpëtimit nisën një kërkim të gjerë. Të martën, punonjësit e shpëtimit, “në rrethana të vështira” arritën të nxirrnin të vdekur babain, ndërsa kërkimi për fëmijën po vazhdon.
Sipas gazetës Blick, një punonjës policie në vendngjarje ka thënë se i zhdukuri ishte larguar nga shtegu i asfaltuar dhe ishte shumë afër ujëvarës kur ka ndodhur rënia. E pyetur nga gazeta, Policia Kantonale e Bernës nuk deshi të jepte detaje rreth incidentit.
Sipas Kapo Bern, është zhdukur gjithashtu një grua që ka rënë në prrockën Iffigbach teksa po ecte pranë lokalitetit Lenk në Simmental, të shtunën, përcjell albinfo.ch. Ajo po udhëtonte me një shoqërues. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së gruas në ujë. Menjëherë kanë nisur kërkimet për gjetjen e saj.
Përveç patrullave të shumta dhe policisë së ujërave nga Policia e Kantonit të Bernës, në operacionet e kërkimit u përfshinë edhe disa zjarrfikës, disa helikopterë dhe pjesëtarë të “Alpinen Rettung Schweiz” (Shpëtimi alpin, Zvicër) me specialistë të kanioneve. Ekipi i kujdesit i Kantonit të Bernës ishte gjithashtu i gatshëm për t’u kujdesur për njerëzit e prekur.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë dallime të mëdha në kohëzgjatjen e javës së punës... -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë?











