Kosova
Kurti për takimin në Bruksel: Shkoj për të parë se në çfarë situate ndodhemi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se të mërkurën në Bruksel do të shkojë për të parë se në çfarë gjendje ndodhet Kosova në kuadër të dialogut.
“Nesër në mëngjes do të udhëtoj për në Bruksel, e kam konfirmuar pjesëmarrjen time. S’ka pasur takim të nivelit të lartë që nga shtatori i vitit të kaluar e në këtë qershor u bënë 3 vjet i takimeve të nivelit të lartë në dialog…Besoj që pos tjerash, takimi i nesërm edhe bilateral edhe trilaterial do të jetë në funksion të rikapitullimit të këtij procesi e të shohim se në çfarë gjendje ndodhemi dhe cilat janë idetë që mund të ecet para”, ka thënë Kurti.
Kryeministri ka shtuar para gazetarëve se Serbia vazhdimisht ka refuzuar zbatimin e marrëveshjeve të arritura, që sipas Kurtit, nëpërmjet këtyre marrëveshjeve synohej normalizimi i raporteve dhe “së paku njohja de-facto në qendër”.
Për Kurtin, kjo është zgjidhja evropiane e fqinjësisë së mirë.
“Kemi shkelje sistematike të Marrëveshjes nga Serbia, e kjo ka kulmuar me letrën e Bërnabiq, më 13 dhjetor, ku Serbia u tërhoq nga Marrëveshja Bazike, e prej atyre na vijnë problemet. Nga mosrespektimi e shkelje na vijnë problemet në raport me Serbinë”, ka shtuar ai.
Kreu i ekzekutivit ka theksuar se më 24 qershor janë bërë nëntë muaj qëkur është vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, duke shtuar se janë bërë nëntë muaj kur “kryekrimineli Milan Radoiçiq ndodhet në liri”.
“Nesër bëhet një vit qëkur ishin liruar policët që u patën rrëmbyer në afërsi të kufirit me Serbinë, por gjithsesi në territorin e Kosovës e u patën mbajtur peng për 12 ditë. Kemi pasur tensione vazhdimisht e eskalim, e që të gjitha e kanë adresën, sepse përgjegjësinë e fajësinë e ka Beogradi zyrtar”, ka shtuar ai.
I pyetur për heqjen e masave ndaj Kosovës nga Bashkimi Evropian, Kurti tha se Kosova i ka bërë hapat që ishin kërkuar, duke përmendur mbledhjen e nënshkrimeve në veri për t’ua mundësuar qytetarëve serbë ndërprerjen e mandateve të kryetarëve shqiptarë.
“Nga ana e Kosovës gjithçka është kryer, e prandaj e kemi sugjerimin e Borrellit që unë shpresoj e uroj që vendet anëtare, që e kanë shef të Politikës së Jashtme dhe të Sigurisë, ta dëgjojnë dhe ta respektojnë me sinqeritetin më të lartë”, ka shtuar ai.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, do të takohen të mërkurën në Bruksel. Bashkimi Evropian ka njoftuar se palët fillimisht do të takohen me përfaqësuesit evropianë, e pastaj bashkërisht.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions













