Kosova
15 muaj burg e 12 mijë euro gjobë për serbin që sulmoi KFOR-in në Zveçan
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar të akuzuarin për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në Zveçan, Nenad Orloviq, me 15 muaj burgim dhe 12.000 euro gjobë.
Kryetarja e trupit gjykues, Valbona Musliu Selimaj, tha se vendimi do të bëhet direkt i zbatueshëm meqë vjen si rezultat i marrëveshjes për pranimin e fajësisë.
Shtetasi kosovar me kombësi serbe, Orloviq, u dënua për veprat penale pjesëmarrje në turmë që kryen vepra penale e huliganizëm dhe sulm ndaj personit zyrtar.
Sipas aktakuzës, ai ka përdorur mjete të forta, mjete shpërthyese të improvizuara dhe armë zjarri në drejtim të pjesëtarëve të KFOR-it./koha.net
E-Diaspora
-
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze Miranda Kajtazi, docente në Universitetin e Lundit, dhe Bahtijar Vogel, udhëheqës i Departamentit të Shkencave Kompjuterike... -
Nga Zvicra në Prishtinë: Mjekët shqiptarë frymëzojnë gjeneratën e re të studentëve të mjekësisë -
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë
Jeta në Austri
-
A do të punonit në Austri për 2200 euro? Austria kërkon punëtorë sezonalë në prag të sezonit dimëror... -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë









