Kosova

Populli i Kosovës, më i riu në Evropë, kroatët dhe serbët, më të moshuarit në rajon

Nga mosha mesatare, kosovarët janë populli më i ri në Evropë, me moshë mesatare prej 31.1 vjet.

Shqipëria është në vendin e dytë me moshë mesatare prej 38.8 vjet, ndërsa kroatët dhe serbët janë më të moshuarit në rajon me 45.4 dhe 45 vjet, transmeton albinfo.ch.

Në këtë rajon, Mali i Zi është menjëherë pas Shqipërisë, me moshë mesatare prej 39.7 vjet, i pasuar nga Maqedonia e Veriut me 41.5 vjet, sipas të dhënave të “Eurostat”, të raportuara nga Radio Evropa e Lirë.