Të tjera
Romë: Gega zbret sot në pistë si kampione në fuqi
Mësohet se në Romë do të nisë sot Kampionati Europian i Atletikës, evenimenti më i rëndësishëm kontinental i këtij sporti, me pjesëmarrje të 1559 atletëve (761 femra dhe 798 meshkuj) nga 48 shtete të ndryshme, përcjell albinfo.ch.
Në Europian do të përfaqësohet edhe Shqipëria, e cila ka zbarkuar në kryeqytetin italian me dy sportistë, me Luiza Gegën dhe Izmir Smajlajn. Gega vjen në këtë event si kampione në fuqi e Europës dhe me rekord kompeticioni (9:11.31), pas atij rezultati historik të fiksuar para 70 mijë tifozëve në stadiumin olimpik të Mynihut dy vjet më parë, në garën e 3000 metrave me pengesa. Kampionia kuqezi do të konkurrojë në të njëjtën disiplinë edhe në Romë, duke e nisur sot nga kualifikueset, të cilat startojnë në orën 13:05.
Gega vjen në Europian duke mbajtur edhe kohën më të shpejtë sezonale në Europë. Kujtojmë që kampionia e atletikës shqiptare ka siguruar me normë gjithashtu edhe kualifikim për në Lojërat Olimpike, normë të cilën e ka kapur që në 31 gusht të vitit të kaluar në “Diamond League” në Bruksel, ku theu edhe rekordin (e saj) kombëtar të garës 3000 metra me pengesa, duke regjistruar kohën fantastike 9:09.64. Ndërkohë, për sa i përket Izmir Smajlajt, shkodrani rikthehet të marrë pjesë në evenimentet më prestigjioze të atletikës, pas një periudhe të vështirë me një dëmtim të rëndë në mes.
Smajlaj, gjithashtu është një emër i madh, ndërsa mban mbi shpatulla edhe një titull kampion Europe (në salla të mbyllura) në kërcim së gjati, rezultat historik i arritur në Beograd në vitin 2017.
Gjithashtu edhe Smajlaj do të konkurrojë ditën e sotme në kualifikuese, me garën e tij që nis në orën 12:55. Federata Shqiptare e Atletikës njofton se gjendja e sportistëve është e mirë, ndërsa synohet zona e medaljeve me Luiza Gegën. Për sa i përket rregullores së kualifikueseve, në garën e 3000 metrave me pengesa kualifikohen 8 vendet e para për çdo 2 bateri, me 16 atlete që shkojnë në finale. Ndërsa në kërcim së gjati kualifikimi sigurohet direkt nëse kërcen mbi 8 metra, në të kundërt shkojnë në finale 12 vendet e para.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












