Shkurt.ch
Në Zvicër, më pak racizëm dhe urrejtje ndaj të huajve
Mirëpo, 85 për qind kanë thënë se e shohin të mundshëm bashkëpunimin me një italian ndërsa vetëm 25 për qind pranojnë të kenë punë me shqiptarë!
Nga 15 për qind sa ka qenë në vitin 2010 dhe 2015 shkalla e urrejtjes ndaj pjesëtarëve të religjionit hebrenj, kjo shkallë ka rënë në 11% në vitin 2014. Një në dhjetë persona të anketuar është shprehur se hebrenjtë janë “të etshëm për para” ose të “uritur për fuqi”.
Sondazhi që ka sjellë këto rezultate është sponsorizuar nga Departamenti i Punëve të Brendshme (EDI).
Ndërsa zbritja e shkallës së urrejtjes është edhe më e theksuar te rasti myslimanëve. Kështu, nëse në vitin 2010 ishin 45 për qind të zviceranëve që shprehnin urrejtje ndaj myslimanëve, në vitin 2014 kjo shkallë ka rënë në “vetëm” 19%.
Sipas ekspertit të sondazheve Claude Lomgchamp, nga instituti gfs.bern, shkaktar për shkallë aq të lartë të urrejtjes në sondazhin e vitit 2010 ka qenë atmosfera e krijuar lidhur me referendumin për ndalimin e minareve, që ishte zhvilluar atë vit.
Megjithatë, në sondazhin e vitit 2014 çdo i katërti i pyetur ka pasur qëndrime ksenofobie (urrejtje ndaj të huajve). Por në vitin 2010 qëndrime të tilla kanë pasur çdo i treti zviceran që domethënë, sipas këtij sondazhi, shkalla e urrejtjes ndaj të huajve ka pësuar rënie të ndjeshme.
Por sipas kryetares ë komisionit parlamentar kundër Racizmit Martina Braunschwig, këto të dhëna duhet marrë me rezervë, pasi që, sipas saj, nuk është e vërtetë që të ketë rënë kaq shumë shkalla e ksenofobisë dhe racizmit në Zvicër gjatë kësaj kohe.
Por, edhe këtu ka përjashtime. Tashti ka më shumë në mesin e të anketuarve të atillë që u pengon përkatësia e caktuar etnike e kolegut të punës. Në vitin 2010 vetëm 18% të tyre u ka interesuar kjo përkatësi ndërsa tash 27% të personave të anketuar. Mirëpo, kjo vlen vetëm për të huajt e vendeve më të largëta e jo për ata nga vendet fqinje.
Kështu, 85 për qind të të pyeturve kanë thënë se e shohin të mundshëm bashkëpunimin me një italian ndërsa kur është fjala për shqiptarë janë vetëm 25 për qind zviceranë që pranojnë të kenë punë me ta!
Për këtë sondazh janë pyetur 1000 zviceranë dhe 700 të huaj që jetojnë në Zvicër, në vitet 2010, 2012 dhe 2014. Me ta është bërë nga një intervistë që ka zgjatur një orë.
E-Diaspora
-
Klubi suedez i femrave triumfon në Evropë në Champions League, dy shqiptarë në krye të suksesit historik të ekipit Skuadra e femrave e BK Häcken ka shkruar histori duke fituar UEFA Women’s Europa Cup 2026,... -
Kërkohet 13-vjeçari Eduart Arifi në Radolfzell të Gjermanisë -
Nju-Jork
“United FestivAlb” bashkon diasporën shqiptare në Nju-Jork -
Kanadë
“Dy Emra / Two Names”, filmi nga Toronto që sfidon heshtjen mbi lirinë e gruas shqiptare -
St.Gallen
Njihuni me Flamur Ademin, talentin shqiptar që i bashkohet St. Gallen U15
Jeta në Austri
-
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit Kur isha në shkollë fillore, 1 Maji për mua ishte thjesht një ditë në natyrë me... -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton shërbime të mbyllura konsullore në disa data të majit 2026 -
Autoritetet e Austrisë dhe Shqipërisë çmontojnë rrjet kriminal të mashtrimeve online me vlerë 50 milionë euro, 10 të arrestuar -
Trupa e teatrit të Gjakovës “Hadi Shehu” shfaq me 27 prill vepren “Vojçeku” në Vjenë -
Austria planifikon rregulla më të rrepta për ofertat e kreditit online











