Lajme
Falja e borxheve, hapi i parë kundër migrimit
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi, thotë se vendimi i Qeverisë për faljen e borxheve, është një prej masave aktive për parandalimin e migrimit ilegal nga Kosova

Në kohën kur ka arritur në 50 mijë, numri i kosovarëve që kanë lëshuar vendin vetëm gjatë muajve të fundit, ka reaguar Qeveria e Kosovës me plane konkrete për ndaljen e migrimit.
Ajo i ka falur të gjitha borxhet komunale (ujë, bërllok, tatimin në pronë dhe rrymën) për periudhën 9-vjeçare (1999-2008) dhe tani planifikon edhe hapjen e vendeve të reja të punës.
Zëdhënësi i Qeverisë, Arban Abrashi, thotë se vendimi i Qeverisë për faljen e borxheve, është një prej masave aktive të Qeverisë, në mënyrë që të adresojë mirëqenien sociale, mbase edhe të parandalojë migrimin ilegal nga Kosova.
“Gjatë ditëve në vijim do të paraqesim politika tjera zhvillimore që do të gjenerojnë vende të reja pune. Do të ketë lidhje më të mirë të arsimit me tregun e punë. Qasja do të jetë strategjike”, tha Abrashi për KPress.
Sipas të dhënave të deklaruara nga disa shtete të Evropës për Eurostatin, në vendet e tyre janë rreth 26 mijë e 500 emigrantë kosovarë. Ndërsa Agjencia Kosovare e Inteligjencës posedon fakte konkrete, sipas të cilave, vetëm gjatë muajve të fundit rreth 50 mijë kosovarë e kanë lëshuar vendin.
Edhe Sefedin Kuqi, nga Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migrim në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës, thotë se ky numër mund të jetë edhe më i lartë.
“Kryesisht janë të dhëna të shteteve që raportojnë të dhëna të tilla. Atëherë themi që në bazë të dhënave që kanë raportua në Eurostat, numri i deritanishëm është 26 mijë e 500 mirëpo këto nuk janë të dhëna definitive ndoshta pritet që ky numër të jetë më i lartë”, deklaron Kuqi.
Ndryshe, sipas medieve lokale, për çdo ditë nga Prishtina nisen 10 deri 16 autobus plot me kosovarë. Ata nisen drejt Beogradit me destinacion Suboticën e nga aty të kalojnë ilegalisht në Hungari dhe në vendet tjera evropiane. Vetëm dje policia hungareze ndaloi mbi 1200 kosovarë ilegaë.
Ndërkaq, Policia e Kosovës deri më tani ka ngritur kallëzime penale të ndryshme për grupe të ndryshme që janë marrë me kontrabandë apo trafikim të qenieve njerëzore dhe këto kallëzime penale sipas Kuqit kanë arrit në rreth 300 sosh.
Ndryshe, sipas një rezolute që ka nxjerr një jave më parë Kuvendi i Kosovës, i rekomandohet qeverisë që të merre masa konkrete për parandalimin ne migrimit ilegal. Aty kërkohet që të hapen vende të reja pune si dhe masa tjera stimuluese për ngritjen e mirëqenies sociale.
E-Diaspora
-
Ekspozita “Gjergji në Art”, nderim artistik për 620-vjetorin e lindjes së Skënderbeut Ngjarja do të prezantojë një përzgjedhje të pasur veprash nga artistë shqiptarë të frymëzuara nga...
-
Rrënjët që nuk thahen: Familja Limoni, muze i shpirtit shqiptar
-
Presidentja e Kosovës ftohet nga Presidentja e Zvicrës për vizitë shtetërore në Zvicër
-
Liridoni sjell në Zvicër shijen e bukës dhe ëmbëlsirave shqiptare
-
Lorena Kengji: Arti si një mënyrë për të qëndruar e lidhur me veten
Jeta në Austri
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri Nga pazaret e tregut te programet e besnikërisë së supermarketeve, ka shumë mënyra për t’i bërë...
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri
-
Austriakët arritën rekord prej 27.5 milionë udhëtime pushimesh
-
Domethënia e zgjedhjeve të Vjenës për të huajt, sezoni i alergjive dhe ngjarjet kryesore të javës në Austri