Maqedonia
Nënshkruhet memorandum mes “Go Digital” dhe partnerëve, të cilët mbështesin kompanitë mikro të RMV-së
“Go digital” mbështetet nga Ambasada e Zvicrës me Programin për rritjen e punësueshmërisë në treg (IME)
Bëhet e ditur se sot fondacioni i sapoformuar – Qendra për Transformim Digjital “Go digital” nënshkroi Memorandum për bashkëpunim me partnerët, të cilët e mbështesin misionin e saj për krijimin e ekosistemit për transformim digjital të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, në Maqedoninë e Veriut, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se qëllimi i kësaj organizate jofitimprurëse është që të mbështeten kompani, të cilat janë të suksesshme në punë, por u mungojnë aftësi digjitale që të jenë konkurruese dhe ndërkombëtarisht të dukshme dhe të nxiten për eksport në tregjet globale.
Ndërkohë nisma për themelimin e Qendrës është e bordit të “Maqedonia 2025” dhe memorandumi ishte nënshkruar në kuadër të Samitit “Maqedonia 2025” me përfaqësues të tyre dhe me partnerët nga Programi zvicran për rritjen e punësimit në treg (IME), Shtëpia Kliring – Sisteme ndërbankare Kliring SHA Shkup dhe Viza Evropa Juglindore.
Vlen të theksohet se partner që e mbështet “Go digital” është Ambasada e Zvicrës me Programin për rritjen e punësueshmërisë në treg (IME). Ambasadorja Veronika Ulman tha se e mbështesin Maqedoninë e Veriut në këtë sferë, veçanërisht sepse ajo është e drejtuar në sektorin privat, i cili, tha, duhet të besojë që të mund të marrë pjesë në zhvillimin inovativ. Një nga elementet kyçe për këtë, theksoi Ulman, është digjitalizimi i sektorit privat dhe inteligjencës artificiale.
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë












