Lajme
Kërkohet rikthimi i shërbimit të detyreshëm ushtarak në Gjermani
Partia Demokristiane (CDU) përfshin në programin e saj të ri bazë rivendosjen graduale të shërbimit të detyrueshëm ushtarak në përgjigje të kërcënimit të Rusisë.
Në kongresin e partisë në Berlin, delegatët votuan sot heqjen e pezullimit të rekrutimit, i cili u vendos në vitin 2011. Sipas rezolutës përkatëse, për shkak të mungesave të theksuara në forcat e armatosura, CDU është pro kthimit gradual në shërbimin ushtarak, në mënyrë që Moska të marrë mesazhin se Gjermania është e vendosur të mbrohet.
Në planin afatgjatë, megjithatë, synimi mbetet vendosja e shërbimit social 12 muaj për të gjithë, siç u vendos në konferencën e mëparshme të CDU-së. “Ne gradualisht do të tërheqim pezullimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak dhe do ta kthejmë atë në një vit shërbimi të detyrueshëm shoqëror”, theksohet në rezolutën e depozituar nga Rinia e partisë. “Ne jetojmë në një vend i cili, në rast emergjence, nuk mund të mbrohet nga agresioni i jashtëm. Kjo është një situatë e papranueshme. Mbrojtjen e demokracisë sonë nuk duhet t’ia lëmë më parimit të shpresës”, tha kreu i Rinisë Johannes Winkel.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










