Maqedonia
Nesër votohet në zgjedhje të dyfishta në Maqedoninë Veriore
1 815 350 persona janë në listën zgjedhore me të drejtë vote për zgjedhjet parlamentare
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë Veriore ka shpërndarë materialin e besueshëm zgjedhor nëpër vendvotime, dha edhe lejet e fundit për vëzhgimin e zgjedhjeve dhe vazhdon të presë ankesa nga qytetarët sa i takon të drejtën individuale të votës.
Kjo mundësi do të jetë e hapur deri nesër në mbylljen e votimeve.
Ndërkohë, garuesit në zgjedhje janë në heshtje zgjedhore, e cila ka filluar mbrëmë nga mesnata dhe do të zgjasë deri nesër në orën 19.00.
KSHZ-ja kujton që vota është individuale, nuk lejohet votimi familjar dhe nuk lejohet fotografimi i votës. Për zgjedhjet e dyfishta, votuesi mund të paraqitet vetëm një herë në vendvotim, shkruan Alsat, transmeton albinfo.ch.
“Këshilli zgjedhor detyrimisht i pyet votuesit për cilin lloj të zgjedhjeve do të votojnë. Do të votojnë për zgjedhje presidenciale, do të votojnë për zgjedhje parlamentare ose për të dy llojet e zgjedhjeve. Po ashtu ua sqaron mënyrën e votimit. Votuesi mund të paraqitet në vendvotim vetëm një herë për të realizuar të drejtën e tij të votimit”, deklaroi Dimitre Shehu, nënkryetare e KSHZ-së.
Këshillat zgjedhor duhet të udhëzojnë qytetarët dhe të sigurojnë që ata të mund ta realizojnë të drejtën e tyre të votës. KSHZ-ja fton trupat zgjedhorë të respektojnë ligjet.
“KSHZ-ja apelon te këshillat zgjedhorë dhe Komisionet komunale zgjedhore të vazhdojnë të respektojnë ligjet dhe Kodin zgjedhor, udhëzuesit dhe rregulloret e miratuara nga KSHZ-ja, me qëllim zbatimin e zgjedhjeve të dyfishta ditën e nesërme”, tha Boban Stojanovski, anëtar i KSHZ-së.
1 815 350 persona janë në listën zgjedhore me të drejtë vote për zgjedhjet parlamentare. Ky numër është për 1033 më i lartë se personat në listën zgjedhore për zgjedhjet presidenciale. Qytetarët brenda vendit do të mund të votojnë në 3480 vendvotime. Votimi bëhet me dokument të vlefshëm ose të skaduar jo më herët se 24 korriku 2023 për ata që votojnë për president, dhe jo më herët se 8 gushti 2023 për ata që votojnë për zgjedhjet parlamentare.
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë











