Të tjera
Qeveria e re serbe kthen në funksione shtetërore Vulinin e sanksionuar

Kryeministri i mandatuar i Serbisë, Millosh Vuçeviq, prezantoi përbërjen e re të qeverisë së tij. Ajo që bie në sy është rikthimi i Aleksandër Vulin, i cili do të mbajë postin e zëvendëskryeministrit.
Ish-kryespiuni serb u largua nga të gjitha funksionet vitin e kaluar, pasi Thesari Amerikan e përfshiu atë në listën e zezë, duke e sanksionuar për shkak të politikave destabilizuese në Ballkan, por edhe bizneseve të paligjshme me kriminelë.
Pavarësisht se është i padëshiruar nga Shtetet e Bashkuara, Vulin është tepër i dëshiruar nga Rusia, me presidentin Vladimir Putin që e dekoroi atë me urdhrin e miqësisë, këtë janar, transmeton A2, përcjell albinfo.ch.
Nuk dihet nëse rikthimi i tij në qeverinë serbe ka lidhje me ndonjë ndikim nga Moska drejt Beogradit zyrtar. Për ministër të Jashtëm Vuçeviq zgjodhi këtë personazh.
Bëhet fjalë për Marko Gjuriq, që mban postin e ambasadorit të Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai është një personazh mjaft i njohur në Kosovë, pasi tentoi të sfidonte autoritetet duke hyrë ilegalisht kur mbante postin e drejtorit të të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë serbe.
Ivica Daçiq është shpërblyer me postin e ministrit të Brendshëm, pavarësisht se në zgjedhjet e fundit mori një rezultat tepër të dobët
Për ta pasuar në drejtim të Ministrisë së Mbrojtjes, Vuçeviq ka zgjedhur Bratislav Gashiq. Ky i fundit ka udhëhequr Agjencinë e Inteligjencës dhe të Sigurisë për 5 vjet.
Vuçeviq gjatë prezantimit të emrave nënvizoi se qeveria e re do të ruajë interesat kombëtare.
E-Diaspora
-
Kosova, e vetmja përfaqësuese e librit shqip në Panairin e Frankfurtit Kosova përfaqëson letërsinë shqipe në Panairin Ndërkombëtar të Frankfurtit...
-
Ekspozitë: “Migracioni – E ardhmja në retrospektivë”
-
Gazeta zvicerane: “Islami shqiptar po bëhet gjithnjë më konservator”
-
Shqipe Sylejmani sjell romanin e tretë: “Stolz und Widerstand” – Krenari dhe Rezistencë
-
SHBA
Rron Zeka shpallet studenti më i mirë i shkëmbimit në Universitetin Augustana
Jeta në Austri
-
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente Policia e Vjenës paralajmëron për mashtrues që shënjestrojnë apartamentet...
-
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz
-
Rregulla të reja për punonjësit e pavarur në Austri nga viti 2026
-
Austri: Promovohet romanit autobiografik „KREUZTANNE“ nga Fate Velaj
-
Ambasadori Fate Velaj më 23 shtator përuron romanin „Kreuztane” në Traiskirchen të Austrisë