Lajme
Dënohet kosovari: Ka sjellë ilaçe ilegale për ndërprerjen e shtatzënisë së gruas së tij
U ishte thënë se do të duhej të paguanin 800 franga për të realizuar një termin, sepse bashkëshortët kishin borxhe ndaj sigurimit shëndetësor
Për shkak se ishte në listën e zezë të kompanisë së sigurimeve shëndetësore, një çift nga Lucerni u orientua në sigurimin e ilaçeve të paligjshme për të ndërprerë shtatzëninë e gruas. Për këtë shkak, burri nga Kosova tani është dënuar me kusht.
Ai është përgjigjur para Gjykatës Penale të Lucernit për abort të paligjshëm. Burri dhe partnerja e tij, të dy me rrënjë nga Kosova, tashmë kanë disa fëmijë, transmeton albinfo.ch. Së fundi gruaja kishte mbetur sërish shtatzënë pa dashje në fund të vitit 2021. Ata donin të bënin një abort dhe u raportuan në Klinikën gjinekologjike në Lucern.
Siç thuhet në aktakuzë, atyre u ishte thënë se do të duhej të paguanin 800 franga para të gatshme për të realizuar një termin, sepse bashkëshortët kishin ende borxhe ndaj kompanisë së tyre të sigurimeve shëndetësore. Por këta të dy nuk mund t’i siguronin këto para.
Sipas prokurorisë publike, punëtori i ndërtimit dhe gruaja e tij e papunë tashmë kishin shumë borxhe dhe kanë jetuar në rrethana modeste.
Nga pushimet në Kosovë, burri më në fund solli një ilaç për abort, që nuk është i lejuar në Zvicër, shkruan zentralplus.ch. Pas marrjes së disa tabletave, fetusi më në fund vdiq dhe gruas iu desh t’i nënshtrohej një operacioni urgjent në spital.
Burri u desht të dilte para gjyqin për faktin se kishte siguruar mjekimin. Kjo e nxjerr atë fajtor, siç mund të shihet tani nga një vendim. Megjithatë, gjykata mori parasysh disa rrethana lehtësuese. I akuzuari është penduar dhe ka pranuar veprën, gjatë procedurës. Përveç kësaj, ai kurrë nuk e kishte detyruar gruan e tij të merrte ilaçet.
Gjykata më tej beson deklaratat e tij se ai nuk e dinte që ky ilaç ishte i ndaluar. Aborti i paligjshëm mund të dënohet deri në pesë vjet burgim, përcjell albinfo.ch. Por në rastin e kosovarit nga Lucerni, gjykata i dha atij një dënim me kusht prej tetë muajsh me një periudhë prove prej dy vjetësh. Ajo ka ndjekur kërkesat e prokurorit publik.
Gjykata vendosi gjithashtu që të mos e dëbonte nga vendi, sepse burri dhe familja e tij ishin të integruar mirë në Zvicër dhe ai gjithashtu duhej të shlyente borxhet.
E-Diaspora
-
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës Institucioni i ri në Levanella u emërtua në nder të figurës së njohur shqiptare, ndërsa në... -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë











