Shkurt.ch
Migrosi “ndëshkon” ata që blejnë jashtë Zvicrës
Herbert Bolliger, në një intervistë dhënë gazetës "SonntagsZeitung" ka deklaruar se Migrosi planifikon që në filialet e tij në afërsi të kufijve të ndërpresë punësimet e reja
Frangu i fortë dhe shkuarja e zviceranëve për të blerë matanë kufirit po u shkakton probleme të mëdha ndërmarrjeve që merren me shitje në Zvicër, veçanërisht në zonat afër kufijve. Reagimi i parë në këtë drejtim vjen nga koncerni numër një për shitje me pakicë në Zvicër, Migros.
Shefi i këtij koncerni, Herbert Bolliger, në një intervistë dhënë gazetës “SonntagsZeitung” ka deklaruar se Migrosi planifikon që në filialet e tij në afërsi të kufijve të ndërpresë punësimet e reja. Në fakt, ai ka sqaruar se në ato filiala nuk do të zëvendësohen me punëtorë të rinj ata që e lëshojnë punën (për pensionim ose arsye tjera).
Bollinger e ka arsyetuar këtë qëndrim me prognozat negative për rritje të qarkullimiit nga shkaku i daljes së zviceranëve për të blerë jashtë kufijve dhe me frangun e fortë. Sipas tij, në filialat e përmendura duhet llogaritur me ulje të qarkullimit prej së paku pesë për qind.
Veç kësaj, shefi i Migrosit ka paralajmëruar se për arsyet e njëjta, rritjet e zakonshme të pagave në gjithë Zvicrën do të jenë më të ulëta.
Ndryshimi i kursit në mes të frangut dhe euros pritet që ta zbresë për 40 deri 50 milionë franga fitimin e koncernit të madh.
Për më shumë lajme vizitoni Gazeten Shqiptare ne Internet – Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Rame Lahaj gati për nisjen e “PASSION & ORIGIN” më 10 tetor Tenori kosovar me famë ndërkombëtare, Rame Lahaj, është në ditët e fundit të përgatitjeve para koncertit... -
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë»
Jeta në Austri
-
Si të kontrolloni rrezikun e përmbytjeve para se të merrni me qira ose të blini një shtëpi në Austri? Fakti që një pronë në Austri është klasifikuar si tokë ndërtimi, nuk do të thotë domosdoshmërisht... -
Austria planifikon pushim të paguar për gratë pas abortit spontan -
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë













