Kosova
Deputetja turke në KiE: Jam me prejardhje nga Kosova, e mbështes me zemër anëtarësmin
Seda Gören Bölük, deputetja e Turqisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ka rekomanduar votimin pro anëtarësimit të Kosovës në KiE, duke bërë të ditur njëherësh se është me prejardhje nga Kosova, përcjell albinfo.ch.
Në seancën e sotme të Asamblesë, ajo ka theksuar se Turqia çdo herë do të jetë pro zhvillimit dhe prosperitetit të Ballkanit Perëndimor.
“Besoj se Kosova ka ecur shumë që prej krijimit të saj kur bëhet fjalë për respektimin e të drejtave fundamentale, i mirëpres zotimet e Kosovës në nivel më të lartë, me këtë besim si parlamentare me prejardhje nga Kosova e mbështes plotësisht me gjithë zemër raportin dhe rekomandimin për anëtarësimin e Kosovë në KiE”, ka thënë Seda Gören Bölük.
Kryesuesi i seancës së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku po diskutohej për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë, ia tërhoqi vërejtjen deputetes serbe Biljana Pantiq Pilja, e cila e quajti të paintegritet dhe hipokrite Dora Bakoyannis, përpiluesen e raportit që rekomandon për anëtarësimin e Kosovës.
Pasi deputetja serbe foli ashpër, kryesuesi tha se debatet duhet të bëhen ndryshe dhe se asnjë deputet nuk mund “të shkaktojë çrregullim të procedurave”.
“Të nderuar kolegë, dua t’ju përkujtoj që sipas rregullores së punës dhe kodit të sjelljes së anëtarëve të kësaj asambleje, debatet duhet të bëhen në mënyrë civile dhe të rregullt, dhe që anëtarët e kësaj asambleje nuk mund të bëjnë asgjë që mund të shkaktojë çrregullim të procedurave. Thjesht, po jua rikujtoj të gjithë juve këtë gjë”, tha ai.
Para fillimit të seancës në Asamblenë Parlamentare të martën, Komisioni për Politikë dhe Demokraci me shumicë të madhe i ka hedhur poshtë të gjitha amendamentet e propozuara nga delegatët e Serbisë, të cilat u mbështetën edhe nga dy delegatë të Bosnjë e Hercegovinës.
Serbia kishte propozuar disa ndryshime në tekstin për rekomandimin që Kosova të pranohet në këtë organizatë. Përmes tyre, kërkohej që Kosova të mos pranohet në Këshillin e Evropës derisa Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara të mos vendosë për statusin e Kosovës.
Serbia po ashtu kërkoi që në vazhdim të procesit, Kosovës t’i vihet si kusht themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Delegacioni serb po ashtu ka kërkuar që nga teksti të hiqen të gjitha pikat në të cilat vlerësohet përparimi i Kosovës në respektimin e të drejtave të njeriut dhe pakicave dhe në vend të kësaj, Kosova të kritikohet për shkelje të të drejtave.
Zakonisht kur nuk kalojnë amendamentet në komisionin përkatës, atëherë për to më nuk debatohet dhe nuk votohet në seancë plenare të Këshillit të Evropës. Por, nëse propozuesit e tyre insistojnë që të votohet për to mund të kërkojnë një gjë të tillë nëse kanë mbështetjen e së paku 10 deputetëve të pranishëm. Prandaj, edhe pse janë refuzuar nga komisioni përkatës, përsëri ekziston mundësia që të kthehen për debat dhe për votim në Asamble.
Nga Kosova në selinë e Këshillit të Evropës ndodhet një delegacion i Kuvendit të Kosovës, ndërsa takime në nivele të ndryshme ka mbajtur edhe ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla.
E-Diaspora
-
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze Miranda Kajtazi, docente në Universitetin e Lundit, dhe Bahtijar Vogel, udhëheqës i Departamentit të Shkencave Kompjuterike... -
Nga Zvicra në Prishtinë: Mjekët shqiptarë frymëzojnë gjeneratën e re të studentëve të mjekësisë -
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë
Jeta në Austri
-
A do të punonit në Austri për 2200 euro? Austria kërkon punëtorë sezonalë në prag të sezonit dimëror... -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë










