Kosova
Vrasja e 21-vjeçares në Ferizaj dhe plagosja e vëllait të saj, çfarë dihet deri tani?
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së premtes në hapësirat e Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj, ku një grua mbeti e vrarë dhe vëllai i saj u plagos, përcjell albinfo.ch.
Policia në njoftimin zyrtar bëri të ditur se viktima është 21-vjeçare kurse i dyshuari për vrasjen është ish-bashkëshorti i saj, 36-vjeçar.
“Më datën 12.04.2024 në ora 14:40 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj ka të shtëna me armë zjarri. Patrullat e policisë menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes të cilët kanë mësuar se një person brenda Qendrës për Punë Sociale në katin I-rë ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy personave dhe për pasoj një person E.C (F/K) e moshës 21 vjeçare ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, vdekja e së cilës është konfirmuar nga mjekët kujdestar në vendin e ngjarjes, ndërsa plagë trupore ka pësuar personi D.C ( M/K) i moshës 15 vjeçar”, njoftoi policia.
Në komunikatën për media, gjithashtu policia bëri të ditur se personi i dyshuar për vrasje u arrestua pak minuta pas ngjarjes tragjike.
“Ekipe të policisë, policët e rendit, hetuesit e stacionit, hetuesit rajonal të mbështetura edhe nga Njësia e Reagimit të Shpejtë (NJRSH) kanë identifikuar të dyshuarin V.A ( M/K) i moshës 36 vjeçar dhe menjëherë kanë rrethuar zonën përreth dhe pas një pune intensive në terren, në orën 15:15 kanë arritur që të arrestojnë të dyshuarin e kësaj ngjarje dhe e kanë shoqëruar në Sektorin Rajonal të Hetimeve në Ferizaj, për procedura tjera hetimore”, theksohet më tej.
Theksohet se i plagosuri është i mitur.
Mjeku kujdestar i Emergjencës në Ferizaj, Sefedin Fazliu, ka treguar për gjendjen shëndetësore të 15-vjeçarit të plagosur.
“Sot rreth orës 15:00 e kemi pranuar nga shërbimi i urgjencës një pacient, i cili ka qenë i lënduar me armë zjarri. Pacienti ka qenë i lënduar në parakrahun e djathtë dhe pas radiografisë, e cila është bërë, është konstatuar se një plumb qëndron në parakrahun e djathtë dhe nga ana e ortopedit është larguar plumbi. Po ashtu. meqë ka qenë edhe frakturë e njërës kockë e parakrahut është bërë edhe mobilizimi i dorës dhe pacienti është pranuar në gjendje stabile pas trajtimit të emergjencës dhe është pranuar në repartin e ortopedisë”, tha ai.
Sipas informacioneve të deritanishme thuhet se viktima dhe i dyshuari për vrasjen e saj kanë qenë në një proces divorci, dhe se takimet në Qendrën për Punë Sociale i kanë zhvilluar për kujdestarinë e foshnjës së tyre, rreth nëntëmuajshe.
Vrasja e gruas u dënua ashpër nga udhëheqësit e vendit, kryetari i Ferizajt dhe nga shoqëria civile, të cilët edhe kërkuan dënimin meritor për dorasin.
Vrasjet e grave nga burrat kanë shënuar rritje viteve të fundit, ku së fundi edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deklaroi se përkundër angazhimeve të tyre, gratë ende nuk janë të sigurta.
E-Diaspora
-
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze Miranda Kajtazi, docente në Universitetin e Lundit, dhe Bahtijar Vogel, udhëheqës i Departamentit të Shkencave Kompjuterike... -
Nga Zvicra në Prishtinë: Mjekët shqiptarë frymëzojnë gjeneratën e re të studentëve të mjekësisë -
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë
Jeta në Austri
-
A do të punonit në Austri për 2200 euro? Austria kërkon punëtorë sezonalë në prag të sezonit dimëror... -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë









