Shqipëria
Drejtuesja e Organizatës Botërore të Turizmit vesh simbolet e xhubletës shqiptare, promovon Shqipërinë

Drejtuesja e Organizatës Botërore të Turizmit, Natalia Bayona, zgjodhi të vishej me konstumin tradicional me simbolet e xhubletës për të promovuar investimet në Shqipëri.
Bayona foli në Konferencën për Investimet dhe Zhvillimin Ekonomik të Europës e Shqipërisë, organizuar së bashku me Organizatën Botërore të Turizmit ku u prezantua botimi prestigjioz “Tourism Doing Business: Investing in Albania”, transmeton atsh përcjell albinfo.ch.
“Xhubleta është veshje tradicionale shqiptare, gratë e veshin në fejesa, në dasmë, apo në ceremoni të rëndësishme. Po promovojmë investimet, mendova ta vesh këtë kostum tradicional e dashuroj, dhe në fund të ditës mendoj se investimet në biznese të vogla janë të rëndësishme”, u shpreh ajo.
Duke u ndalur te arsyet kryesore se pse Shqipëria është vend tërheqës, Bayona u shpreh se “është klima liberale, ke mundësi 100% të drejtë pronësie dhe ndihmon ligji i posaçëm për turizmin, apo ligji për investimet strategjike”.
“Sektorët ku investohet janë nga aeroportet, portet, marinat apo infrastrukturë. Kemi një politikë novatore kur flasim për investimet e gjelbra. Përmes ligjit të investimeve strategjike, janë mbështetur investimet në këtë sektor, prandaj keni pasur edhe 10 milionë turistë. Kemi një ligj të posaçëm për inovacionin, ka më shumë se 154 startup, dhe vendi ka edhe më shumë hapësirë, për të përfituar teknologji të reja për këtë sektor për ta bërë vendin inovativ”, theksoi drejtuesja e OBT-së.
Sipas saj, “Shqipëria po ofron diçka thelbësore, dhe nuk ka të bëjë vetëm me investim për hir të investimit”.
“Objektet turistike janë rritur me 23% në vitin 2022, janë rritur me 8600 dhoma turistike, kemi zona të mbrojtura, keni gastronomi të shkëlqyer, jemi frymëzuar. Është vendi që po rritet me 53% në turizëm, më shumë se gjithë Evropa. Shqipëria është një destinacioni tërheqës për investimet në turizëm, shifrat flasin vetë, dhe performanca është shembull që japin besim. Jemi këtu për të bashkëpunuar për të gjetur oportunitetet e duhur. Le t’i japim vlerë këtij sektori të rëndësishëm për ekonominë”, theksoi ajo
E-Diaspora
-
Rrënjët që nuk thahen – Familja Limoni, muze i shpirtit shqiptar Shpendi, Mrika dhe dy vajzat e tyre, Lina e Tana flasin për një mënyrë të të...
-
Presidentja e Kosovës ftohet nga Presidentja e Zvicrës për vizitë shtetërore në Zvicër
-
Liridoni sjell në Zvicër shijen e bukës dhe ëmbëlsirave shqiptare
-
Lorena Kengji: Arti si një mënyrë për të qëndruar e lidhur me veten
-
Promovohen dy libra të krijuesit, Brahim Avdyli
Jeta në Austri
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri Nga pazaret e tregut te programet e besnikërisë së supermarketeve, ka shumë mënyra për t’i bërë...
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri
-
Austriakët arritën rekord prej 27.5 milionë udhëtime pushimesh
-
Domethënia e zgjedhjeve të Vjenës për të huajt, sezoni i alergjive dhe ngjarjet kryesore të javës në Austri