Kosova
Von Cramon i reagon Vuçiqit: KE vendos se kë do të pranojnë
Serbia do largohet nga KiE/ Von Cramon i përgjigjet Vuçiçit: Po bën blof
Raportuesja në Parlamentin Evropian për Kosovën, Viola Von Cramon të shtunën ka reaguar pas deklaratës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, lidhur me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës (KE), përcjell albinfo.ch.
Vuçiq të premten ka deklaruar se dalja e Serbisë nga kjo organizatë ndërkombëtare është një nga mundësitë në rast se Kosova pranohet.
Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar sot eurodeputetja, Viola von Cramon, e cila në postimin e saj në X, ka shkruar se sigurisht që Serbia nuk do të largohet nga ky Këshill.
“Sigurisht që Serbia nuk do të largohet. Biseda nuk duhet t’i bëjë përshtypje askujt. Anëtarët e Këshillit të Evropës do të vendosin vetë se kë do të pranojnë. Nuk e di se çfarë flet kundër anëtarësimit të Kosovës”, ka shkruar Von Cramon në X.
Natürlich ein Bluff. Natürlich wird Serbien nicht austreten.
Das Gerede sollte niemanden beeindrucken.Die Mitglieder des Europarats werden selbst entscheiden, wen sie aufnehmen. Ich wüsste nicht, was gegen die Mitgliedschaft von Kosovo 🇽🇰 sprechen sollte. https://t.co/5zv2vhrEln
— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺 (@ViolavonCramon) March 23, 2024
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se ka nisur shpërndarja falas e teksteve të gjuhës... -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut, nga mërgata shqiptare e Cyrihut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Austri
-
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas Qeveria austriake i ka dërguar parlamentit një rregullore të re mbi ndihmat familjare për personat e... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena













