Literaturë
Poezitë e Bardhec Berishës, përmbyllin aktivitetin kulturor në Emmenbrücke
Më 7 prill, që është dita e përmbylljes së projektit të madh, një orë letrare është rezervuar vetëm për krijuesin e njohur nga Lucerni, Bardhec Berisha
Më 1 mars në Emmenbrücke (Luzern) ka filluar një aktivitet shumëplanësh artistik, me ekspozita artesh pamore, poezi, debate rreth librave etj. Projekti mban titullin “Gjuha kujton të ardhmen”, dhe ai merret lidhjen në mes të veprave të artit, gjuhës, kujtimeve dhe ndërtimit të një të ardhmeje të përbashkët, shkruan albinfo.ch.
Artistët bashkëkohorë e trajtojnë gjuhën në mënyra të ndryshme, nga përpunimi i saj artistik e deri te konsiderimi i saj si një teknikë kulturore dhe praktikë shoqërore. Ekspozita prezanton edhe vepra nga koleksioni i artit i Komunës Emmen dhe “Biblioteka e dëshirave”, në pronësi të Romy Rüegger, e cila përmes një platforme shkëmbimi ofron libra të përzgjedhur.
Më 7 prill, që është dita e përmbylljes (finnisage) së këtij projekti të madh që zgjat më shumë se një muaj, një orë letrare është rezervuar vetëm për krijuesin dhe përkthyesin tonë të njohur nga Lucerni, Bardhec Berisha, përcjell albinfo.ch. Ai, me këtë rast do të lexojë disa poezi në gjuhën shqipe dhe gjermane nga përmbledhjet e tij. Po kështu Berisha do të jetë pjesë e një diskutimi me të pranishmit, në lidhje me temën e projektit dhe me poezitë e tij.
Bardhec Berisha njihet si krijues letrar, përkthyes dhe veprimtar i komunitetit shqiptar të Zvicrës. Përveç disa përmbledhjeve me poezi – të përkthyera edhe në gjuhën gjermane -, ai ka bërë (në bashkautorësi) edhe përkthimin e Kodit të Lekë Dukagjinit në gjuhën gjermane, që është botuar disa vite më parë në Zvicër.
Ora letrare mbahet në:
Akku
Gerliswilstrasse
6020 Emmenbrücke
Ora: 15.00
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit01 Mars 2024
- Ora15:00
- LokacioniEmmen (LU)
- Data e përfundimit7 Prill 2024 - 16:00
E-Diaspora
-
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s Remitancat janë rritur për 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind












